16 Ruajtja
► Nëse korrësja e barit bartet me timonin e
kthyer:
► Palosni timonin,
► Mbajeni korrësen e barit nga njëri person
me të dyja duart te kasa e parme dhe me të
dyja duart nga personi tjetër tek timoni.
► Ngrijeni dhe barteni dyshe korrësen e barit.
Transportimi i korrëses së barit në automjet
► Sigurojeni korrësen e barit në këmbë, në
mënyrë që të mos përmbyset dhe të mos
lëvizë.
15.2
Transportimi i akumulatorit
► Fikeni korrësen e barit dhe hiqni akumulatorin.
► Sigurohuni që akumulatori të jetë në gjendje të
sigurt.
► Paketoni akumulatori në mënyrë që të mos
lëvizë brenda paketimit.
► Sigurojeni paketimin në mënyrë të atillë që të
mos lëvizë.
Akumulatori u nënshtrohet kërkesave për
transportimin e mallrave të rrezikshme.
Akumulatori klasifikohet si UN 3480 (bateri me
jone litiumi) dhe është provuar në përputhje me
manualin e OKB-së për provat dhe kriteret, pjesa
III, nënparagrafi 38.3.
Rregulloret e transportit përcaktohen te
www.stihl.com/safety-data-sheets .
16 Ruajtja
16.1
Mbajtja e korrëses së barit
► Fikeni kositësen e barit, hiqni çelësin e
siguresës dhe hiqni baterinë.
► Mbajeni korrësen e barit në mënyrë të tillë që
të përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Korrësja e barit të mbahet larg vendeve ku
mund të arrihet nga fëmijët.
– Korrësja e barit të jetë e pastër dhe e thatë.
– Korrësja të mos jetë në vend ku mund të
rrëzohet.
– Korrësja të mos jetë në gjendje të
rrokulliset.
16.2
Ruajtja e akumulatori
STIHL rekomandon që ta mbani akumulatorin në
gjendje karikimi midis 40% dhe 60% (2 llamba
LED të ndezura në të gjelbër).
► Mbajeni akumulatorin në mënyrë të atillë që të
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Akumulatori të mos mbahet në vend ku
fëmijët të kenë rreze veprimi.
– Akumulatori është i pastër dhe i thatë.
0478-131-9862-B
8.2.2.
– Akumulatori të mbahet në një ambient të
mbyllur.
– Akumulatori është i ndarë nga korrësja e
barit.
– Nëse akumulatori ruhet në aparatin e
karikimit: Hiqeni kabullin elektrik dhe ruajeni
akumulatorin me një nivel karikimi midis
40% dhe 60% (2 LED jeshile të ndezura).
– Akumulatori të jetë në diapazon
temperaturash midis -10°C dhe +50°C.
UDHËZIM
■ Nëse akumulatori nuk ruhet siç përshkruhet në
këtë manual përdorimi, akumulatori mund të
shkarkohet thellë dhe të dëmtohet në mënyrë
të pariparueshme.
► Karikoni një akumulator të shkarkuar
përpara se ta ruani. STIHL rekomandon që
ta mbani akumulatorin në gjendje karikimi
midis 40% dhe 60%, (2 llamba LED të
ndezura në të gjelbër).
► Ruajeni akumulatorin veçmas nga korrësja
e barit.
17 Pastrimi
17.1
Konfigurimi i korrëses së barit
► Fikeni kositësen e barit, hiqni çelësin e
siguresës dhe hiqni baterinë.
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Hiqni shportën për mbledhjen e barit.
► Lartësia e prerjes në pozicionin më të ulët,
13.2.
► Mbajini fort dorezat (1) dhe lironi dadot kapëse
në formë ylli (2).
► Vendoseni timonin (1) për mbrapa.
► Hapni dhe mbani kapakun e daljes (3).
► Vendoseni korrësen e barit për mbrapa.
17.2
Pastrimi i kositëses së barit
► Fikeni kositësen e barit, hiqni çelësin e
siguresës dhe hiqni baterinë.
► Pastrojeni kositësen e barit me një leckë të
njomë.
Shqip
405