Descargar Imprimir esta página

Stihl RMA 253.0 Manual De Instrucciones página 402

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 44
Shqip
► Nëse dëshironi të mbani një akumulator të
dytë: Duhet futur akumulatori në folenë e
rezervës (4).
Akumulatori puthitet me një kërcitje dhe
bllokohet.
► Mbyllni kapakun (1).
9.2
Heqja e akumulatorit
► Vendoseni korrësen e barit në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Hapni dhe mbani kapakun (1) deri sa të
ndalojë.
► Shtypni levën e kyçjes (2).
Akumulatori (3) shkyçet.
► Hiqeni akumulatorin (3).
► Mbyllni kapakun (1).
10 Vënia dhe heqja e
siguresës
10.1
Vendosja e çelësit të sigurisë
► Hapni dhe mbani kapakun (1) deri sa të
ndalojë.
► Vendosni çelësin e sigurisë (2) në mbajtësen
e çelësit (3).
► Mbyllni kapakun (1).
10.2
Heqja e çelësit të sigurisë
► Hapni dhe mbani kapakun deri sa të ndalojë.
► Hiqni çelësat e sigurisë.
► Mbyllni kapakun.
► Mbajeni çelësin e sigurisë në vend ku nuk
mund të arrihet nga fëmijët.
402
10 Vënia dhe heqja e siguresës
11 Ndezja dhe fikja e
kositëses së barit
11.1
Ndezja dhe fikja e thikave
11.1.1
Ndizni thikën
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Shtypni butonin e kyçjes (1) me dorën e
djathtë dhe mbajeni.
► Tërhiqeni tërësisht dorezën e marsheve (2)
për kositjen me dorën e majtë në drejtimin e
dorezave mbajtëse (3) dhe mbajeni në mënyrë
që gishti i madh të rrethojë dorezën (3).
Thika rrotullohet.
► Lëshoni butonin e kyçjes (1).
► Mbani dorezat mbajtëse (3) dhe dorezën e
kositjes (2) me dorën e djathtë në mënyrë të
atillë që gishti i madh të përmbyllë dorezat
mbajtëse (3).
11.1.2
Fikni thikën
► Lëshoni dorezën e marsheve për kositjen.
► Prisni derisa thika të mos rrotullohet më.
► Nëse thika vazhdon të rrotullohet: Hiqni
çelësin e sigurisë, hiqni baterinë dhe vizitoni
shitësin e STIHL.
Kositësja e barit është e prishur.
12 Kontrolli i kositëses së barit
dhe i baterisë
12.1
Kontrolli i komandave
Butoni i kyçjes dhe doreza e marsheve
► Hiqni çelësat e sigurisë.
► Hiqni baterinë.
► Shtypni butonin e kyçjes dhe lirojeni.
► Tërhiqeni dorezën e marsheve tërësisht në
drejtimin e timonit dhe lirojeni sërish.
► Nëse butoni i kyçjes ose doreza e marsheve
është e kyçur ose nuk kthehet sërish në
pozicionin fillestar: Mos e përdorni kositësen e
barit dhe kontaktoni me shitësin e STIHL.
Butoni i kyçjes ose doreza e marsheve është
defektive.
0478-131-9862-B

Publicidad

loading