6.4 Pastrimi i njësisë së jashtme
1.
Fërkojeni veshjen e jashtme të njësisë
së jashtme me një leckë të thatë.
2.
Nëse është e nevojshme, pastroni
papastërtitë nga sipërfaqja e vrimave
të hyrjes së ajrit.
3.
Nëse njësia e jashtme ndodhet në
një mjedis me pluhur, pastroni fletët e
këmbyesit të nxehtësisë rregullisht me
një furçë të butë.
6.5 Pastroni çelësin rregullues të
lidhur me kabëll
▶
Pastrojeni çelësin rregullues të lidhur
me kabëll vetëm me një leckë të thatë.
6.6 Pastroni filtrin e ajrit të njësisë së
brendshme
Rrezik!
Rrezik dëmesh materiale dhe
keqfunksionimi!
Nëse njësia e brendshme vihet
në punë me filtra të papastër
ajri, kjo mund të shkaktojë
keqfunksionime dhe mund të
sjellë dëmtim të produktit. Një
filtër i papastër ajri redukton
performancën e produktit.
▶
Përshtatni intervalin e
pastrimit për filtrin e ajrit,
me kushtet e mjedisit dhe të
përdorimit (të paktën një herë
në muaj).
▶
Gjatë përdorimit intensiv,
pastroni filtrin e ajrit të paktën
çdo dy javë.
1.
Filtrat mund të hiqen në anët e njësisë
së brendshme dhe të vendosen
sërish, pasi kanë dy shina në të
cilat mund të shtyhen. Lirojini filtrat
rregullisht nga njësia për t'i pastruar.
226
2.
Pastroni filtrin e ajrit me fshesë
korrenti ose lajeni me ujë të ftohtë.
3.
Para rimontimit të filtrit në skarë,
sigurohuni që filtri të jetë i pastër dhe i
tharë plotësisht.
4.
Nëse filtri është i dëmtuar, ndërrojeni
atë.
5.
Për montimin e filtrit, ndiqni hapat në
rend të kundërt.
7 Nxjerrja jashtë pune
7.1 Përkohësisht nxirrni produktin
jashtë pune
▶
Shtypni butonin ndiz/fik.
◁
Ekrani fiket.
7.2 Përfundimisht produkti të nxirret
jashtë pune
▶
Kërkojini instaluesit të nxjerrë jashtë
pune produktin përfundimisht. Ju lutemi
drejtohuni një specialisti të autorizuar.
7.2.1 Deponimi i lëndës ftohëse
Ky produkt përmban lëndë ftohëse R32,
që nuk duhet të dalin në atmosferë.
▶
Lënda ftohëse le të mënjanohet vetëm
nga një instalues i kualifikuar.
Manuali i përdorimit 8000011852_01