pArAlAjMëriMe
paralajMëriM
• Mos provoni ta ndërroni baterinë ju vetë. Lidhuni me specialistin tuaj të
dëgjimit.
• Mos e mbani me vete pajisjen në qoftë se do të bëni një radiografi ose
skanim MRI ose skanime të tjera, ose do të trajtoheni me rrezatim dhe
mos e futni kurrë në një furrë me mikrovalë.
• Mbajeni pajisjen dhe pjesët e saj dhe aksesorët larg fëmijëve dhe kujtdo
tjetër që mund të gëlltitë pjesë të pajisjes ose të lëndojë veten me ndonjë
mënyrë tjetër me këto sende. Në rast gëlltitjeje, lajmëroni menjëherë
mjekun.
• Mos e përdorni pajisjen kur fluturoni me avion ose në spital, pa marrë leje
më parë.
• Mos e përdorni pajisjen në miniera ose zona të tjera ku mund të ketë gazra
shpërthyese.
• Kjo pajisje ngarkohet me anë të një ngarkuesi të jashtëm.
Lidheni vetëm me një ngarkues që i përshtatet pajisjes.
Ngarkuesi duhet të ketë një dalje prej 5VDC dhe konektor mikro USB.
Tensioni i ngarkuesit në hyrje dhe spina e lidhjes në rrjet duhet të jenë
të pajtueshme prizën AC në rajonin tuaj.
Ngarkuesi duhet të ketë simbole certifikimi që tregojnë se është
certifikuar nga një agjenci sigurie e miratuar për rajonin tuaj.
Për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe të frytshme, përdorni
vetëm ngarkuesin që ju ka ardhur me pajisjen.
• Kur e lidhni pajisjen me një pajisje të jashtme që punon e lidhur
drejtpërdrejt me rrjetin elektrik, të tillë si një PC, burim audio ose ndonjë
pajisje tjetër të ngjashme, këto duhet të pajtohen me standardet e sigurisë
IEC 60065, IEC 60950-1, IEC 60601-1 ose të barasvlershme.
• Interferenca me Implante aktive.
Tregohuni të kujdesshëm dhe ndiqni udhëzimet e rekomanduara nga
fabrikantët e defibrilatorëve dhe stimuluesve kardiakë në lidhje me
përdorimin e telefonave celularë:
203