Në qoftë se përdorni një pajisje të implantuar aktive, mbajini aparatet
e dëgjimit dhe aksesorët e tyre, të tilla si telekomandat pa tel ose
komunikatorët së paku 15 cm larg implantit.
Në qoftë se vëreni ndonjë interferencë, mos i përdorni aparatet e
dëgjimit dhe lidhuni me fabrikantin e implantit. Mbani parasysh se
interferenca mund të shkaktohet edhe nga linjat e tensionit, shkarkimet
elektrostatike, detektorët metalikë në aeroporte, etj.
Në qoftë se keni një implant aktiv në tru, lidhuni me fabrikantin e këtij
implanti për të vlerësuar rrezikun.
Në qoftë se përdorni një pajisje të implantueshme, ju këshillojmë
t'i mbani magnetet* së paku 15 cm larg implantit. (*= me këtë kemi
parasysh magnet AutoPhone, këllëfin e një instrumenti dëgjimi,
magnetin në një vegël, etj.)
Widex A/S deklaron se ky UNI-DEX pajtohet me kërkesat thelbësore dhe
dispozitat e tjera relevante të Direktivës 1999/5/EC.
Një kopje e Deklaratës së Konformitetit mund të gjendet te:
http://www.widex.com/doc
siMbolet
simboli titulli/përshkrimi
Fabrikanti
Produkti është prodhuar nga fabrikanti, emri dhe adresa e
të cilit gjenden përbri simbolit. Nëse është rasti, mund të
jepet edhe data e fabrikimit.
Data e fabrikimit
Data kur u fabrikua produkti.
Data e skadimit
Data pas së cilës produkti nuk duhet përdorur.
204