Regjistrimi Me Zhvendosje Në Kohë (Në Varësi Të Modelit); Regjistrimi Në Çast (Në Varësi Të Modelit); Shikimi I Programeve Të Regjistruara (Në Varësi Të Modelit); Konfigurimi I Regjistrimit (Në Varësi Të Modelit) - Hitachi 65HL9000G Manual De Instrucciones

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 554
Për të regjistruar programe të gjata, si filma,
rekomandohet të përdorni njësi disku të ngurtë (HDD)
me USB.
Programet e regjistruara ruhen në diskun USB të
lidhur. Nëse dëshironi, ju mund të ruani/kopjoni
regjistrimet në një kompjuter, sidoqoftë, këta skedarë
nuk do të jenë të disponueshëm për t'u luajtur në një
kompjuter. Ju mund të lexoni regjistrimet vetëm me
anë të TV tuaj.
Gjatë zhvendosjes në kohë mund të ndodhin vonesa
në Sinkronizimin e buzëve. Regjistrimi i radios nuk
mbështetet. Televizori mund të regjistrojë programe
deri në dhjetë orë.
Programet e regjistruara ndahen në pjesë prej 4 GB.
Nëse shpejtësia e shkrimit e diskut të lidhur USB nuk
është e mjaftueshme, regjistrimi mund të dështojë dhe
veçoria e zhvendosjes në kohë mund të mos jetë e
disponueshme.
Për këtë arsye rekomandohet të përdoren njësitë e
diskut USB për të regjistruar programet HD.
Mos e hiqni njësinë USB/HDD gjatë regjistrimit. Kjo gjë
mund të dëmtojë njësinë USB/HDD të lidhur.
Nëse kordoni AC është i hequr nga priza ndërkohë
që një parametër kohëmatësi për regjistrimin në USB
është aktiv, ai do të anulohet.
Mbështetja për shumë ndarje të diskut është e
disponueshme. Mbështeten maksimumi dy ndarje të
ndryshme. Ndarja e parë e diskut USB përdoret për
veçoritë gati PVR. Ai duhet të formatohet si ndarje
parësore për t'u përdorur për veçoritë e gatshme
për PVR.
Disa paketa transmetimi mund të mos regjistrohen për
shkak të problemeve të sinjalit, si rrjedhojë ndonjëherë
videoja mund të ngrijë gjatë rileximit.
Butonat Regjistro, Luaj, Pauzë, Shfaq (për Dritaren e
listës së leximit) nuk mund të përdoret kur teleteksti
është aktiv. Nëse një regjistrim fillon nga kohëmatësi
kur teleteksti është aktiv, teleteksti fiket automatikisht.
Po ashtu përdorimi i teletekstit çaktivizohet kur ka një
rilexim aktiv të regjistrimit.
Regjistrimi me zhvendosje në kohë (në varësi
të modelit)
Kur shikoni një program në transmetim, shtypni
butonin Pauzë për të kaluar në modalitetin e
zhvendosjes në kohë. Në modalitetin e zhvendosjes
në kohë, programi ndërpritet dhe regjistrohet
njëkohësisht në diskun e lidhur USB.
Shtypni përsëri butonin Lexo për të vazhduar me
programin e ndërprerë nga momenti ku ndaluat.
Shtypni butonin Ndalo për të ndaluar regjistrimin me
zhvendosje në kohë dhe për t'u kthyer në transmetimin
e drejtpërdrejtë.
Zhvendosja në kohë nuk mund të përdoret kur jeni në
modalitetin e radios.
Nuk mund të përdorni veçorinë e kthimit të shpejtë të
zhvendosjes në kohë para ecjes përpara të rileximit
me opsionin përpara shpejt.
Regjistrimi në çast (në varësi të modelit)
Shtypni butonin Regjistro për të filluar menjëherë
regjistrimin kur jeni duke shikuar një program. Mund të
shtypni përsëri butonin Regjistro në telekomandë për
të regjistruar ngjarjen tjetër pasi të zgjidhni programin
tjetër nga EPG. Shtypni butonin Ndalo për të anuluar
regjistrimin e menjëhershëm.
Nuk mund të ndërroni transmetimet ose të shikoni
shfletuesin e medias gjatë modalitetit të regjistrimit.
Gjatë regjistrimit të një programi ose gjatë zhvendosjes
në kohë, në ekran do të shfaqet një mesazh në rast se
shpejtësia e pajisjes USB nuk është e mjaftueshme.
Shikimi i programeve të regjistruara (në varësi
të modelit)
Zgjidhni Regjistrimet nga menuja Shfletuesi i
medias. Zgjidhni një artikull të regjistruar nga lista
(nëse është e regjistruar më parë). Shtypni butonin OK
për të parë Opsionet e leximit. Zgjidhni një opsion
dhe më pas shtypni butonin OK.
Shënim: Menuja kryesore dhe elementet e menusë
nuk do të jenë të disponueshëm gjatë rileximit.
Shtypni butonin Ndalo për të ndaluar rileximin dhe
kthyer te Regjistrimet.
Ngadalë përpara
Nëse shtypni butonin Pauzë kur shikoni programet
e regjistruara, funksioni ngadalë përpara do të jetë
i disponueshëm. Mund të përdorni butonin Përpara
shpejt për të ecur ngadalë përpara. Shtypja disa herë
e butonit Përpara shpejt do të ndryshojë shpejtësinë
e ecjes ngadalë përpara.
Konfigurimi i regjistrimit (në varësi të modelit)
Zgjidhni elementin Parametrat e regjistrimeve në
menunë Shfletuesi i medias>Parametrat për të
konfiguruar parametrat e regjistrimit.
Formatimi i diskut: Ju mund të përdorni veçorinë
Formato diskun për formatimin e diskut të lidhur
USB. Kodi PIN kërkohet për të përdorur veçorinë e
Formatimit të diskut.
Shënim: Kodi PIN i paracaktuar mund të vendoset si 0000
ose 1234. Nëse keni caktuar një kod PIN (kërkohet në varësi
të shtetit të zgjedhur) gjatë Instalimit për herë të parë,
përdorni kodin PIN që keni caktuar vetë.
E RËNDËSISHME: Formatimi i njësisë USB do të
fshijë të GJITHA të dhënat në njësi dhe sistemi i
skedarëve do të konvertohet në FAT32. Në shumicën
e rasteve, gabimet e funksionimit do të rregullohen
pas formatimit, por do të humbni të GJITHA të dhënat
tuaja.
Nëse në ekran shfaqet mesazhi "Shpejtësia e
shkrimit e diskut USB shumë e ngadaltë për
Shqip - 15 -

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido