Përdorimi I Shërbimit Të Rrjetit Të Ndarjes Së Videos Dhe Audios - Hitachi 65HL9000G Manual De Instrucciones

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 554
Lidhja me brez të
gjerë e ISP-së
Mbi përdorimin e veçorisë së lidhshmërisë
Kompjuteri/drejtuesi i diskut të ngurtë/Lexuesi i
medias ose çdo pajisje tjetër që është e pajtueshme
duhet të përdoret me lidhje me tel për të arritur një
cilësi më të lartë të rileximit.
Për modelet pa sistemin wifi të integruar, lidhni
adaptorin pa tel në një nga hyrjet USB të televizorit.
Kur përdorni llojin e lidhjes pa tel, kini parasysh se
televizori nuk mund të lidhet me rrjetet me SSID të
fshehur.
Konfigurimi i parametrave të rrjet
Parametrat e rrjetit të televizorit përfshijnë opsionet e
lidhjes me tel dhe me valë. Nëse po e lidhni televizorin
me anë të hyrjes ethernet, zgjidhni Llojin e rrjetit si
Pajisje me tel. Zgjidhni opsionin Pajisje pa tel nëse
do ta lidhni pa tel televizorin me rrjetin.
Mund të shtypni butonin OK për të skanuar për rrjetet
e disponueshme për lidhjen pa tel. Më pas do të
shfaqet një listë e rrjeteve. Zgjidhni rrjetin tuaj nga
lista dhe shtypni OK.
Nëse rrjeti i zgjedhur është i mbrojtur me një fjalëkalim,
futni çelësin e saktë me anë të tastierës virtuale.
Prisni deri sa adresa IP të shfaqet në ekran. Kjo do
të thotë që tani lidhja është vendosur.
Për t'u shkëputur nga një rrjet, duhet të theksoni Lloji
i rrjetit, shtypni butonin Majtas ose Djathtas dhe
caktojeni si Joaktiv.
Lidhja e telefonit celular me WiFi
Nëse pajisja juaj celulare ka veçorinë e WiFi, mund ta
lidhni pajisjen me televizorin nëpërmjet një ruteri, për
të përdorur materialet në pajisjen tuaj. Për këtë, pajisja
celulare duhet të ketë një softuer të përshtatshëm
për ndarjen.
Lidhni pajisjen celulare me ruterin/modemin dhe më
pas aktivizoni softuerin e ndarjes në pajisjen tuaj
celulare. Më pas zgjidhni skedarët që dëshironi të
ndani me televizorin.
Adaptori pa tel
i rrjetit LAN
Hyrjet USB në anën
e pasme majtas të
televizorit
Nëse lidhja është realizuar si duhet, duhet të arrini të
hyni në skedarët e ndarë nga telefoni celular me anë
të Shfletuesit të Medias në televizor.
Hyni në menunë Shfletuesi i Medias dhe do të shfaqet
OSD-ja e zgjedhjes së pajisjes së rileximit. Zgjidhni
pajisjen tuaj celulare dhe shtypni butonin OK për të
vazhduar.
Nëse ka, mund të shkarkoni një aplikacion kontrolli
virtual në largësi nga serveri i ofruesit të aplikacionit
për pajisjen celulare. Mund ta kontrolloni televizorin
me pajisjen e dorës pa tel me anë të këtij aplikacioni.
Për të bërë këtë, aktivizoni veçorinë Telekomanda
virtuale nga menuja Parametrat>Më shumë
duke shtypur butonin Majtas ose Djathtas. Lidhni
televizorin dhe pajisjen celulare me të njëjtin rrjet dhe
hapni aplikacionin.
Shënim: Kjo karakteristikë mund të mos mbështetet
në të gjitha pajisjet celulare.
Wake ON
Wake-on-LAN (WoL) and Wake-on-Wireless LAN
(WoWLAN) janë standarde që lejojnë që një pajisje
të aktivizohet ose të zgjohet nga një mesazh i
rrjetit. Mesazhi dërgohet te pajisja nga një program
i ekzekutuar në një pajisje në largësi e lidhur me
të njëjtin rrjet të zonës lokale, si p.sh. një telefon
smartfon.
Televizori juaj është në përputhje me standardet WoL
dhe WoWLAN. Për të aktivizuar këtë veçori, caktoni
opsionin Wake On në menynë Parametrat e rrjetit/
internetit si Aktiv. Është e nevojshme që pajisja nga e
cila do të dërgohet mesazhi i rrjetit te televizori si dhe
televizori të jenë në të njëjtin rrjet. Veçoria Wake On
(Zgjimi në) mbështetet vetëm për pajisjet Android OS
dhe mund të përdoret vetëm nëpërmjet aplikacioneve
YouTube dhe Netflix
Për të përdorur këtë veçori, televizori dhe pajisja në
largësi duhet të lidhen të paktën një herë kur televizori
është i ndezur. Nëse televizori është i fikur, lidhja duhet
të rivendoset herën tjetër kur të ndizet ai. Në rast të
kundërt, kjo veçori nuk do të jetë e disponueshme.
Kjo nuk zbatohet kur televizori kalon në modalitetin
e gatishmërisë.
Përdorimi i shërbimit të rrjetit të ndarjes së
videos dhe audios
Veçoria e ndarjes së videos dhe audios është një
standard që lehtëson procesin e shikimit në pajisjet
elektronike dixhitale dhe i bën ato më të lehta për
përdorimin në rrjetin e shtëpisë.
Ky standard ju lejon të shikoni dhe të lexoni fotografi,
muzikë dhe video të ruajtura në serverin e medias të
lidhur me rrjetin e shtëpisë.
1. Lidhuni me një Rrjet me tel ose me valë
Shikoni kapitujt për Lidhjen me tel/pa tel për
informacione të detajuara për konfigurimin..
Shqip - 25 -

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido