Funksionet E Lidhshmërisë (Në Varësi Të Modelit) - Hitachi 65HL9000G Manual De Instrucciones

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 554
Nuk ka figurë
• Kjo do të thotë që televizori nuk po merr asnjë
transmetim. Sigurohuni që është zgjedhur burimi
i duhur i hyrjes.
• Është lidhur mirë antena?
• A është i dëmtuar kablloja i antenës?
• Keni përdorur fisha të përshtatshme për të lidhur
antenën?
• Nëse keni dyshime, këshillohuni me shitësin e
televizorit.
Nuk ka zë
• Kontrolloni nëse është bllokuar zëri i televizorit.
Shtypni butonin Blloko zërin ose ngrini volumin
për ta kontrolluar.
• Zëri mund të vijë vetëm nga një altoparlant.
Kontrolloni parametrat e balancës nga menuja e
zërit.
Telekomanda - nuk funksionon
• Bateritë mund të jenë vendosur gabim. Rivendosni
bateritë.
Burimet e hyrjes - nuk mund të zgjidhet
• Nëse nuk mund të zgjidhni një burim hyrjeje, ka
mundësi që të mos ketë asnjë pajisje të lidhur.
Nëse jo;
• Kontrolloni kabllot dhe lidhjet AV nëse jeni përpjekur
të lidhni një pajisje.
Regjistrimi i padisponueshëm
Për të regjistruar një program, duhet të lidhni një disk
USB me televizorin tuaj kur televizori të jetë i fikur.
Më pas duhet të ndizni televizorin për të aktivizuar
funksionin e regjistrimit. Nëse nuk mund të kryeni
regjistrimin, provoni të fikni televizorin dhe më pas
futni përsëri pajisjen USB.
USB është shumë e ngadaltë
Nëse në ekran shfaqet mesazhi "Shpejtësia e
shkrimit e diskut USB shumë e ngadaltë për
regjistrimin" kur filloni një regjistrim, provoni ta
rifilloni regjistrimin. Nëse shikoni përsëri të njëjtin
gabim, disku USB mund të mos përmbushë kërkesat
e shpejtësisë. Provoni të lidhni një disk tjetër USB.
Funksionet e lidhshmërisë (në varësi të modelit)
Për të konfiguruar parametrat e rrjetit me tel/pa
tel, ju lutemi referojuni rubrikës së Parametrave
të rrjetit/internetit në menunë Parametrat.
Lidhja e televizorit me një rrjet në shtëpi
Veçoria e lidhshmërisë i lejon televizorit të lidhet
me rrjetin në shtëpi me tel ose pa tel. Mund të
përdorni këtë sistem rrjeti për t' u lidhur me Portalin
e internetit ose për të patur akses te fotografitë,
videot dhe skedarët audio të ruajtur në një server të
medias të lidhur me rrjetin dhe për t' i lexuar/shfaqur
në televizor.
Lidhja me tel
Lidhni televizorin me modemin/ruterin me anë të një
kablloje LAN (nuk është e përfshirë). Zgjidhni Llojin
e rrjetit si Pajisje me tel në menunë
rrjetit/internetit.
Hyrja LAN në anën e
pasme të televizorit
Lidhja pa tel
E RËNDËSISHME: Nëse televizori nuk ka veçorinë
e wifi të integruar, duhet njësia USB për të përdorur
veçoritë e rrjetit pa tel.
Për të lidhur televizorin me rrjetin e shtëpisë pa tel,
thjesht zgjidhni Lloji i rrjetit si Pajisje pa tel në
menunë Parametrat e rrjetit/internetit. Televizori
do të kërkojë për rrjetet e disponueshme. Zgjidhni
rrjetin e dëshiruar dhe shtypni OK. Nëse televizori
ka një sistem WLAN të integruar, nuk ka nevojë për
pajisje shtesë për t'u lidhur me një rrjet pa tel.
Për modelet me sistemin WLAN të integruar:
Televizori (sistemi WLAN i integruar)
Për modelet pa sistemin WLAN të integruar:
Shqip - 24 -
Parametrat e
Lidhja me brez të gjerë e ISP-së
Kablloja LAN (ethernet)
Lidhja me brez të
gjerë e ISP-së

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido