Hitachi 65HL9000G Manual De Instrucciones página 359

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 554
Transferimi i imazheve dhe transmetimi i audios
Mund të përdorni po ashtu këtë lloj lidhjeje për të
transferuar imazhet ose për të transmetuar audion
nga pajisja celulare te televizori juaj.
Çiftoni pajisjen celulare dhe televizorin siç përshkruhet
më parë. Filloni një kërkim për pajisje në pajisjen e
dorës. Zgjidhni televizorin nga pajisjet e renditura
në listë. Konfirmoni kërkesën për lidhje në ekranin e
televizorit dhe bëni të njëjtën gjë në ekranin e pajisjes
së dorës. Nëse nuk keni kryer çiftimin, transferimi i
imazheve ose transmetimi i audios për te televizori
nuk do të jetë i mundshëm.
Imazhet e dërguara nga pajisja celulare do të shfaqen
në televizor pa kërkesën e konfirmimit, nëse skedari
i imazhit është i përshtatshëm. Mund ta ruani po
ashtu skedarin e imazhit te një njësi memorie USB
ose ta caktosh si një logo të nisjes, nëse kjo veçori
mbështetet dhe skedari është i përshtatshëm. Shtypni
butonin Dil për të ndërprerë shfaqjen e imazhit.
Audioja do të transmetohet nëpërmjet altoparlantëve
të televizorit, pas dhënies së konfirmimit. Për të filluar
transmetimin e audios, anuloni çiftimin e pajisjes
nga televizori nëse e keni çiftuar me televizorin më
parë. Pas përfundimit të çiftimit, do të shfaqet një
mesazh konfirmimi që ju kërkon nëse dëshironi të
nisni transmetimin e audios nga pajisja juaj celulare.
Zgjidhni Po dhe shtypni butonin OK në telekomandën
e televizorit. Nëse lidhja do të realizohet me
sukses, e gjithë audioja do të kanalizohet nëpërmjet
altoparlantëve të televizorit. Një simbol do të shfaqet
në anën e sipërme të ekranit të televizorit për sa kohë
që lidhja e transmetimit të audios të jetë aktive. Për të
ndërprerë transmetimin e audios, duhet të çaktivizoni
lidhjen pa tela të pajisjes celulare.
Mbyllni të gjitha aplikacionet në ekzekutim dhe të
gjitha menutë në televizor për një transferim pa
probleme. Vetëm skedarët e imazheve me madhësi
më të vogël se 5 MB dhe në formatet e mëposhtme
të skedarëve janë të përshtatshëm; .jpg, .jpeg, .png,
bmp. Nëse një skedar i dërguar nga pajisja celulare
nuk përshtatet për këto kërkesa, ai nuk do të shfaqet
në televizor.
Shënim: Pajisjet pa tel veprojnë në të njëjtën gamën
radiofrekuencash dhe mund të shkaktojnë ndërhyrje
të njëra-tjetra. Për të përmirësuar rendimentin e
pajisjes pa tel, vendoseni të paktën 1 metër larg çdo
pajisje tjetër pa tel.
Portali i internetit
Veçoria e portalit shton një veçori në televizorin tuaj,
e cila ju lejon të lidheni me një server në internet
dhe të shikoni përmbajtje të siguruara nga ky server
nëpërmjet lidhjes tuaj të internetit. Veçoria e portalit ju
lejon që të shikoni muzikë, video, klipe ose përmbajtje
në ueb me shkurtoret e përcaktuara. Pamja e
përmbajtjeve pa ndërprerje varet nga shpejtësia e
lidhjes që sigurohet nga ofruesi i shërbimit të internetit.
Shtypni butonin "Interneti" në telekomandë për të
hapur faqen e portalit të internetit. Në ekranin e portalit
do të shikoni ikonat e aplikacioneve dhe shërbimeve
të disponueshme. Përdorni butonat e navigimit në
telekomandë për të zgjedhur atë që dëshironi. Ju mund
të shikoni përmbajtjen e dëshiruar duke shtypur OK pas
zgjedhjes përkatëse. Shtypni butonin BACK/RETURN
për t'u kthyer prapa tek ekrani i mëparshëm ose EXIT
për të mbyllur modalitetin e portalit të internetit.
Shënim: Probleme të mundshme që varen nga aplikacioni
mund të shkaktohen nga ofruesi i shërbimit të përmbajtjes.
Përmbajtja e shërbimit të portalit dhe ndërfaqja mund
të ndryshohen në çdo kohë pa njoftim paraprak.
Hap Shfletuesin
Funksioni Hap shfletuesin është një nga aplikacionet
në portal që siguron akses në internet. Zgjidhni logon
e internetit në faqen e portalit dhe shtypni OK për të
hapur shfletuesin. Do të shfaqen logot e disa sajteve të
paracaktuara të uebit. Mund të zgjidhni një nga to për akses
të shpejtë ose mund të futni adresën URL të një sajti uebi në
shiritin e adresës në krye të ekranit. Për të kryer kërkime në
internet, futni një fjalë kyçe në kutinë dialoguese të adresës
dhe lëvizeni kursorin tek ikona e kërkimit me butonat e
navigimit në telekomandë dhe shtypni OK.
Smart Center
Smart Center është një aplikacion për celular që
funksionon në platformat iOS dhe Android. Me anë
të tabletës ose telefonit tuaj, mund të transmetoni me
lehtësi shfaqjet dhe programet tuaja të preferuara nga
televizori juaj Smart TV me teknologjinë FollowMe
TV. Po ashtu, mund të hapni aplikacionet e portalit,
të përdorni tabletën si telekomandë për televizorin
dhe të ndani skedarët e medias.
Për të përdorur veçoritë e Smart Center, duhet të
kryeni lidhjet e duhura. Sigurohuni që televizori dhe
pajisja celulare të jenë të lidhura në të njëjtin rrjet.
Për veçorinë e ndarjes së medias, duhet të aktivizoni
opsionin Ndarja e audios dhe videos te Sistemi>Më
shumë në televizorin tuaj.
Shkarkoni aplikacionin e duhur të Smart Center në
pajisjen tuaj celulare nga dyqani i aplikacioneve në
ueb dhe hapeni për të filluar ta përdorni.
Shënim: Mundësia e përdorimit të të gjitha funksioneve
të këtij aplikacioni varet nga veçoritë e televizorit tuaj.
Shqip - 27 -
(në varësi të modelit)
(në varësi të modelit)

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido