CERTIFIKIMI
SIRONA Z2 i-Size
Përmasat 61-105 cm (45-105 cm me shtrojën për foshnja*)
Pesha: maks.: 18 kg
UN R129/03 në Base Z2
UN R129/02 në Base Z
Faleminderit që zgjodhët Sirona Z2 i-Size si sexholino për makinën tuaj.
Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon
në mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në një vend të arritshëm në ndarjen e
caktuar (29).
Përdoruesit e Base Z duhet të lexojnë faqen shtesë 'Sirona Z2 me Base Z' si pjesë
e manualit të përdorimit.
INFORMACIONE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME
•
Sexholinos nuk duhet t'i bëhen modifikime apo shtime të asnjë lloj forme pa
miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
•
Për ta mbrojtur fëmijën si duhet, është absolutisht e rëndësishme që ta
përdorni sexholinon sipas këtij udhëzuesi përdorimi.
•
Mos e ktheni sexholinon në drejtim të lëvizjes nëse fëmija nuk i ka mbushur 15
muaj dhe nuk ka arritur një gjatësi prej 76 cm.
•
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në lloje të caktuara sediljesh, të cilat
janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje
me manualin e automjetit.
•
NUK LEJOHET instalimi i kësaj sexholinoje në sediljen e përparme të
pasagjerit ndërkohë që jastëku i përparmë i ajrit është i aktivizuar.
•
Mos përdorni pika suporti të ndryshme nga ato që tregohen tek udhëzuesi i
SQ
përdorimit dhe të shënuara në sistemin kufizues për fëmijë.
•
Inserti për të foshnjën shërben për mbrojtjen e fëmijës tuaj dhe duhet të
përdoret deri sa ai të ketë arritur një gjatësi prej 60 cm.
•
Rripat e prehrit të sistemit të rripit të sigurimit duhet të kalojnë sa më poshtë
ijëve të fëmijës që të jetë e mundur për të pasur një efekt optimal në rast
aksidenti.
•
Përpara çdo udhëtimi, sigurohuni që sistemi i rripit të sigurimit me pesë pika
lidhëse të jetë rregulluar siç duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës.
Rripat nuk duhet të përdridhen asnjëherë.
•
Vetëm një mbështetëse koke optimale mund t'i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje dhe
rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që rripat e shpatullave të
puthiten siç duhet.
116
•
Kjo sexholino mund të përdoret vetëm e shoqëruar me një bazament Base Z2
ose Base Z të montuar duke përdorur ISOFIX.
•
Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në
automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.
•
Këmbëza mbështetëse duhet të jetë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me
dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti juaj ka ndarje ruajtëse në pjesën e
këmbëve, kontaktoni prodhuesin e automjetit për t'u siguruar që dyshemeja e
automjetit është mjaft e fortë për të mbajtur këmbëzën mbështetëse.
•
Gjatë drejtimit të mjetit, sexholinoja duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në drejtim
të lëvizjes ose në drejtim të kundërt të lëvizjes.
•
Që sexholinoja të sigurojë mbrojtje maksimale, përdorni gjithmonë mbrojtësen
lineare për goditjet anësore (L.S.P.).
•
Nëse e përdorni sexholinon në sediljen e mesit të ndenjëses së pasme
të mjetit, mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) nuk duhet të jetë
asnjëherë e palosur.
•
Sexholinoja është testuar dhe miratuar edhe për përdorim me mbrojtësen
lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të papalosur.
•
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bllokohet në ndonjë sipërfaqe
gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.
•
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë
të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke
shkaktuar lëndime fatale.
•
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi ajo
përbën një element kryesor që mundëson funksionimin e duhur të sexholinos.
•
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
•
Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit
të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i
drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
•
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen
me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime,
konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
•
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 8 vite. Sexholinoja është
e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell
ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
•
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të
ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
*Mjete ekstra