Cybex Platinum Sirona Z2 i-SIZE Manual De Instrucciones página 120

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 40
Instalimi i sexholinos me Base Z2
1. Mbani shtypur butonin e kontrollit të drejtimit të udhëtimit (D.D.C.) (21) dhe
sigurohuni që baza të rregullohet për sediljet e kthyera mbrapa të paktën
derisa fëmija të ketë arritur gjatësinë 76 cm dhe të jetë më shumë se 15
muajsh.
2. Paloseni këmbëzën mbështetëse (3) derisa të fiksohet në pozicionin
maksimal përpara. Do të bjerë një sinjal paralajmërues akustik derisa këmba
mbështetëse të jetë instaluar siç duhet
3. Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (6) për të shtrirë krahët fiksues ISOFIX (7).
Të dy butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur duke
��
lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.
4. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (7) deri në fund jashtë bazamentit.
5. Vendoseni bazamentin (2) në një sedilje të përshtatshme në mjet.
6. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (7) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (8)
derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Ngjyra e dy
treguesve ISOFIX (9) do të ndryshojë nga e KUQE në të GJELBËR.
7. Sigurohuni që bazamenti është fiksuar mirë duke u përpjekur ta nxirrni nga
pikat e mbërthimit ISOFIX (8).
8. Shtyjeni bazamentin (2) drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit
derisa të drejtvendoset plotësisht me të.
Edhe lëvizja e bazamentit nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me
��
mbështetësen e shpinës të mjetit.
9. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10) dhe zgjateni
këmbëzën derisa të prekë dyshemenë e mjetit.
10. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të
siguruar transmetim optimal të forcave.
SQ
11. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11) bëhet I GJELBËR kur këmbëza
mbështetëse pozicionohet si duhet në dyshemenë e automjetit dhe sinjali
akustik paralajmërues ndalon.
12. Vendoseni sexholinon në bazament (2).
13. Sigurohuni që sexholinoja të fiksohet në pozicion me një "KLIK" të dëgjueshëm.
14. Verifikoni nëse treguesi i fiksimit të sexholinos (12) në bazament është në
ngjyrë të GJELBËR.
15. Për të arritur mbrojtjen më të mirë të mundshme, aktivizoni mbrojtësen lineare
për goditjet anësore (13) në pjesën anësore të sexholinos që është përballë
derës së mjetit. Për ta bërë këtë, shtypni butonin e lëshimit të L.S.P (14).
118
Sexholinoja mund të përdoret edhe pa L.S.P, në rast se në mjet nuk ka
��
hapësirë të mjaftueshme. Për të bërë këtë, shtypni butonin e lëshimit L.S.P dhe
njëkohësisht palosni L.S.P.
NXJERRJA NGA MJETI
1. Për ta liruar sexholinon nga baza (2), ngrini lart dorezën e lëshimit të
sexholinos (15).
2. Anojeni paksa sexholinon dhe ngrijeni nga baza (2).
3. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (7) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa
shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (6).
4. Nxirrni bazamentin (2) nga pikat e mbërthimit ISOFIX (8).
5. Hiqni bazamentin (2) dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (7) plotësisht në
pozicionin e tyre të transportit.
6. Shtyni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më pas
paloseni për të krijuar hapësirë.
7. Është e rëndësishme që këmba mbështetëse të paloset plotësisht në mënyrë
që paralajmërimi akustik të heshtet. Poshtë bazës tregohet një pozicion i
parkimit të këmbës mbështetëse (16).
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e lëvizshme e kokës (17) mund të lëvizet duke përdorur dorezë e
rregullimit të mbështetëses së kokës (18) mbrapa mbështetëses së kokës (17).
Kur rregulloni mbështetësen e kokës (17), sigurohuni që hapësira midis saj dhe
shpatullave të fëmijës sa gjerësia e 2 gishtave) midis supeve të fëmijës dhe
mbështetëses së kokës.
FUNKSIONI I RROTULLIMIT
Tërhiqeni dorezën e rrotullimit të sexholinos (20) mbi bazë për ta kthyer sexholinon.
Ju rekomandojmë që të çaktivizoni L.S.P. përpara se ta ktheni sexholinon.
��
Përpara se të filloni udhëtimin tuaj, sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë
dhe që treguesi i drejtimit të lëvizjes (22) të jetë JESHIL.
RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË
Për ta rregulluar sexholinon në pozicion të shtrirë, shtypni dorezën e rregullimit të
pozicionit (19) në pjesën e përparme të sexholinos.
Për fëmijët që nuk janë ende të aftë të qëndrojnë vetë ulur, rekomandojmë që të
��
përdoret pozicioni më i shtrirë.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido