Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të fiksohet në vend kur e lëvizni qoftë në
pozicionin e pjerrët, qoftë në atë ulur.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Rrotullojeni sexholinon në pozicionin e hipjes.
2. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (23) dhe tërhiqni njëkohësisht të dy rripat
e shpatullave (24) për t'i liruar ato.
3. Zbërtheni tokëzën e rripit (25) duke shtypur fort butonin e kuq.
4. Tani gjuhëzat e tokëzës (26) mund të fiksohen në pozicionet e treguara në
kapak me anë të magneteve të integruara.
5. Vendoseni fëmijën në sexholino me fytyrë përpara.
6. Vendosini rripat e shpatullave (24) direkt mbi shpatullat e fëmijës.
7. Vendosini të dyja gjuhëzat e tokëzës (26) së bashku dhe fiksojini në vend me
tokëzën e rripit (25). Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".
8. Nëse sexholinoja që po përdorni ka një mekanizëm mbërthyes "SensorSafe",
shtypeni këtë mekanizëm për ta mbyllur derisa të dëgjoni një tingull "KLIK" dhe
rrëshqiteni poshtë drejt tokëzës së rripit (25).
9. Shtrëngoni rripat e prehrit (27) dhe më pas tërhiqni rripin qendror të rregullimit
(28) për të shtrënguar rripat e shpatullave (24) derisa të puthiten në mënyrë
komode pas trupit të fëmijës.
Sistemi i rripit të sigurimit duhet të puthitet mjaftueshëm në mënyrë që të mos
jetë e mundur palosja e rripave.
10. Në rastin e përdorimit të mekanizmit mbërthyes "SensorSafe", pozicionojeni
atë direkt nën jastëkët e shpatullave.
11. Rrotullojeni sexholinon në pozicionin e preferuar të udhëtimit. Drejtimi përpara
lejohet vetëm për fëmijët që janë më tepër se 15 muajsh dhe kanë gjatësi të
paktën 76 cm.
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulesa e sexholinos përbëhet nga 5 pjesë. Ato mbërthehen në sexholino në
disa pika. Pasi zbërthehen, pjesët e veçanta të mbulesës mund të hiqen. Për të
rivendosur mbulesën, ndiqni në rend të kundërt udhëzimet e heqjes.
Nëse e keni blerë me shtrojën për foshnja* (4), duhet të hiqni sfungjerin para se ta
lani. Për këtë qëllim, copa ka disa vrima.
*Mjete ekstra
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30°C, me një program delikat
larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani
mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo
duke e ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju jep 3 vjet garanci
për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur
fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha
informacionet thelbësore të domosdoshme për mbrojtjen nga garancia mund t'i
gjeni në faqen tonë kryesore:
go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se
përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në
raste defektesh mbeten të pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.
SQ
119