VOX electronics BBM - 4406 Manual De Usuario página 188

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 78
MENU
Përdoret për të rregulluar programe të ndryshme. Çdo herë që shtypet (e shoqëruar me një
sinjal të shkurtër) programi do të ndryshojë. Shtypni butonin vazhdimisht, të 12 menutë do
të sillen dhe do të shfaqen në ekranin LCD. Përzgjidhni programin e dëshiruar. Funksionet
e 12 menuve do të sqarohen si më poshtë.
1. Themelore: përzierja, fryerja dhe pjekja e bukës së zakonshme. Mund të shtoni
përbërës të ndryshëm, për të shtuar shijen.
2. Franceze: përzierja, fryrja dhe pjekja me kohë më të gjatë të përzierjes. Buka e pjekur
sipas këtij programi, zakonisht ka kore më krokante dhe strukturë më të butë.
3. Kokrra e plotë: përzierja, fryrja dhe pjekja e bukës nga mielli me kokërr të plotë. Nuk
rekomandohet përdorimi i funksionit të fillimit të shtyer të punës, sepse kjo shkakton
rezultate të këqia.
4. E shpejtë: përzierja, fryrja dhe pjekja e bukës me sodë bikarbonë ose pluhur për pjekje.
Buka e pjekur në këtë program, zakonisht është më e vogël dhe ka teksturë më të dendur.
5. E ëmbël: përzierja, fryrja dhe pjekja. Mundeni gjithashtu të shtoni përbërësit të për të
shtuar aroma.
1. Brumi: përzierja dhe fryrja, por pa pjekje. Largoni brumin e papjekur dhe formone në
role, bazë për pica, kifle e të ngashme.
2. Pa gluten: gatimi i brumit, fryrja dhe pjekja e bukës pa gluten. Gjithashtu mund të
shtoni përbërës për të shtuar aroma.
3. Tortë: përzierja, fryrja dhe pjekja. Fryrja pa sodë bikarbonë dhe pluhur për pjekje.
4. Sanduiç: përzierja, fryrja dhe pjekja e bukës me teksturë të butë me kore krokante-
ideale për përgatitjen e sanduicëve.
5. Qumësht me gjalpë : për bukën e përgatitur me gjalpë dhe jogurt.
6. Brumi: miell për gatimin e brumit.
7. Bake: vetëm pjekja, pa përzierje dhe fryrje. Përdoret edhe për kohë të zgjatur në
rregullime të caktuara të zgjedhura
NGJYRA
Me këtë buton mund të përzgjidhni ngjyrën e kores të ÇELUR, MEDIUM ose të
MBYLLUR. Shtypni këtë buton për të përzgjedhur ngjyrën e dëshiruar. Ky buton nuk
përdoret për programet Brumi dhe Gatimi i brumit.
MADHËSIA E BUKËS
Shtypni këtë buton për të përzgjedhur madhësinë e bukës. Kini parasysh që koha e
përgjithshme e punës mund të dallojë varësisht nga madhësia e ndryshme e bukës. Ky
buton nuk mund të përdoret për programet, shpejtë, brumë, tortë, gatim dhe pjekje.
KOHA E SHTYER E PJEKJES
Në rast se nuk dëshironi që menjëherë të kyqni aparatin, rregulloni kohën e shtyerjes me
anë të këtij butoni.
Para se të shtypni butonin TIME përcaktoni kur dëshironi që buka të jetë e gatshme. Kini
parasysh që koha e fillimit të shtyer përfshin edhe kohën e pjekjes së programit tuaj të
përzgjedhur. Kjo është, pas përfundimit të funksionit për kohën e shtyer të punës, mund të
servohet buka e nxehtë.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido