VOX electronics BBM - 4406 Manual De Usuario página 191

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 78
të akrepave të orës dhe butësisht tërhiqeni enën drejt dhe lart nga pajisja.
12. Përdorni lugë që nuk ngjitet për të hequr me kujdes bukën që është ngjitur në skajet e
enës.
Vërejtje: ena e bukës dhe buka mund të jenë shumë të nxehta! Gjithmonë përdoreni
me kujdes dhe mbani doreza mbrojtëse.
13. Enën për bukë lakone mbrapsht në sipërfaqe të pastër punuese dhe ngadalë lëvizne që
të dalë buka.
14. Nxirreni bukën nga ena me kujdes dhe pritni që të ftohet 20 minuta para prerjes.
15. Nëse nuk jeni në dhomë ose nuk e keni shtypur butonin START/STOP në fund të
punës, buka automatikisht do të mbetet e ngrohtë për 1 orë, nëse dëshironi të nxirrni
bukën, fikeni programin me anë të butonit START/STOP.
16. Kur aparati nuk është në përdorim ose pasi që të përfundojë me punën, shkyqeni
kabllin nga rryma.
VËREJTJE: Para prerjes së bukës, përdorni një mbajtëse për të hequr lopatëzën për
përzierje e cila është e fshehur në fund të bukës. Asnjëherë mos e largoni me dorë
lopatëzën për përzierje sepse buka është shumë nxehtë
PREZANTIM I POSAÇËM
Për bukë të shpejta
Bukët e shpejta përgatiten me pluhur për pjekje dhe me sodë buke të cilat aktivizohen nga
lagështia dhe nxehtësia. Për bukë të shpejta të përsosura, sugjerohet se të gjitha lëngjet
duhet të vendosen në fund të enës së bukës, kurse përbërësit e thatë mbi. Gjatë përzierjes
së bukës së shpejtë, gjalpi dhe përbërësit e thatë mund të grumbullohen në skaje të enës,
prandaj mund të jetë e domosdoshme që të ndihmohet përzierja me makinë për të
parandaluar krijimin e dromcave. Nëse është e nevojshme, përdorni një lugë gome.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Shkyqeni aparatin nga priza dhe lini që të ftohet para pasrimit.
1. Ena për bukë: Hiqeni enën për bukë duke e lakuar në anën e kundërt nga akrepat e orës
pastaj tërhiqni dorezën për t'a nxjerrur. Pastrone me një leckë të lagur anën e
brendshme.
2.Lopatëza për përzierje: Nëse është e vështirë që të lëvizet lopatëza për përzierje nga
boshti, mbushni enën me ujë të nxehtë dhe lini që të qëndrojë rreth 30 minuta. Pas kësaj
do të jetë e lehtë që të hiqet lopatëza për përzierje dhe mund ta lani. Fshini lopatëzën me
leckë të lagur. Mbani mend që ena për bukë, lopatëza për përzierje dhe ena për përbërës
mund të lahen në enëlarëse
3. Kapaku dhe dritarja: Kapakun mund ta pastroni me një leckë të lagur nga brenda dhe
nga jashtë.
4. Mirëmbajtja: Pjesën e jashtme të shtëpizës pastrone me leckë të lagur. Mos
përdorni mjete abrazive për pastrim për të mos e dëmtuar shkëlqimin e lartë të
sipërfaqes. Asnjëherë mos e futni shtëpizën në ujë për ta pastruar.
5. Para se të paketoni aparatin për bukë për ta vendosur për ruajtje, kontrolloni nëse është
ftohur tërësisht, të pastrohet dhe të thahet. Vendosni lugën dhe lopatëzën për përzierje në
enën për bukë dhe mbyllni kapakun.
PREZANTIMI I PËRBËRËSVE TË BUKËS
1. Mielli për bukë
Mielli për bukë ka përmbajtje të lartë të glutenit (ashtu që mund të quhet edhe miell me

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido