!
Mos e përdorni këtë sexholino për më shumë se 11 vjet. Sexholinoja është
e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell
ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
!
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me
ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo
zbardhues.
!
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i
sexholinove mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta
parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të
vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.
PJESËT E PRODUKTIT
(a) Mbështetësja e shpinës
(b) Mbështetësja këndore e kokës
(c) Përforcuesi
(d) Rregulluesi i lartësisë së
mbështetëses së kokës
(e) Unaza e kalimit të rripit të supeve
(100 cm – 150 cm)
(f)
Mbrojtësja nga goditjet anësore
(L.S.P.)
(g) Mbrojtësja nga goditjet
(76 cm – 105 cm)
(h) Tokëzat e mbrojtëses nga goditjet
(i)
Gjuhëzat e mbrojtëses nga
goditjet
(j)
Butoni i lëshimit të rregulluesit
të rripit
(k) Rregulluesi i rripit
(l)
Rripi
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
76 cm – 105 cm; > 15 m me mbrojtëse nga goditjet
Ky është një sistem mbrojtës për fëmijë i përmirësuar dhe në përputhje me
standardin e sigurisë "iSize". Ai është miratuar në përputhje me Rregulloren
e Kombeve të Bashkuara nr. R129/03 për përdorim në sediljet e mjeteve që
përmbushin standardin "iSize", siç sugjerohet nga prodhuesit e mjeteve në
manualët e përdorimit të mjetit. Nëse mjeti juaj nuk ka pozicion uljeje "iSize",
(m) Unaza e kalimit të rripit të prehërit
(100 cm – 150 cm)
(n) Krahët e kyçjes ISOFIX
(o) Pikat e kapjes ISOFIX
(p) Butonat e lëshimit ISOFIX
(q) Treguesi i sigurisë ISOFIX
(r)
Vendi për ruajtjen e manualit
(s) Rripi i sipërm
(t)
Pozicioni i qëndrimit të sipërm
(u) Rregulluesi i sipërm
(v) Butoni i lëshimit të mbrojtjes nga
goditjet anësore
(w) Butoni i rregullimit të pozicionit
(x) Treguesi i sigurisë së sipërme
(y) Mbështetësja këndore e kokës
(z)
Butoni i rregullimit të sipërm
kontrolloni listën e llojeve të bashkëngjitur të mjetit. Mund ta merrni versionin
më të fundit nga www.cybex-online.com.
100 cm – 150 cm; me rrip automatik në tre pika
Kjo sexholino mund të përdoret në sedilje makinash që janë të pajisur me
rrip sigurimi automatik në tre pika. Shikoni listën e bashkëngjitur të llojeve të
automjeteve për të parë automjetet e miratuara. Mund ta merrni versionin më
të fundit nga www.cybex-online.com.
Për përdorim me rrip në tre pika për gjatësitë 100 cm – 150 cm ekziston
mundësia e përdorimit pa ISOFIX dhe Top Tether. Në këtë rast, sexholinoja
duhet të jetë gjithnjë e fiksuar me rripin në tre pika edhe kur nuk sexholino
nuk ka fëmijë.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljet e përparme
të pasagjerit. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
Nëse fëmija ka shtat më shumë se 135 cm pajtueshmëria Pallas G iSize
dhe automjetit tuaj mund të jetë më e pakët.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Shkëputeni rripin e sipërm (s) nga pozicioni i qëndrimit të sipërm (t).
3. Para instalimit, sigurohuni që sexholinoja është në pozicionin e qëndrimit.
4. Lëshoni butonat ISOFIX (p) për t'i zgjatur krahët e kyçjes ISOFIX (n).
Të dy butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur
duke lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.
5. Shtyjini krahët e kyçjes ISOFIX (n) për t'i nxjerrë deri në fund nga baza.
6. Vendoseni sexholinon në sediljen e përshtatshme në makinë.
7. Shtyjini krahët e kyçjes ISOFIX (n) në pikat e kapjes ISOFIX (o) derisa të
kyçen në vend me një "klikim". Dy treguesit e sigurisë ISOFIX (q) do të
kalojnë nga ngjyrë të kuqe në jeshile.
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e
kapjes ISOFIX (o).
9. Shtyjeni sexholinon drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit
derisa të drejtvendoset plotësisht me të.
SQ
119