12.5 Mënyra e heqjes dhe e instalimit: Dera
Dera e furrës ka katër panele xhami. Mund t'i hiqni derën e furrës dhe panelet e brendshme
prej xhami për t'i pastruar. Lexoni të gjithë udhëzimin "Heqja dhe instalimi i derës" përpara se
të hiqni panelet prej xhami.
KUJDES!
Mos e përdorni furrën pa panelet prej xhami.
Hapi 1
Hapeni derën plotësisht dhe mbani të dyja
menteshat.
Hapi 2
Ngrini dhe tërhiqni shulat derisa të klikojnë.
Hapi 3
Mbylleni derën e furrës në pozicionin e parë
të hapjes. Më pas ngrini dhe tërhiqeni per ta
hequr derën nga vendi.
Hapi 4
Vendoseni derën mbi një leckë të butë në
një sipërfaqe të qëndrueshme dhe Lironi
sistemin bllokues për të hequr panelet e
brendshme prej xhami.
SHQIP
23