4 Udhëzime sigurie
1 Krahët e brazdëhapësit
Krahët e rregullueshëm të brazdëhapësit përdoren për
rregullimin e gjerësisë së punimit.
2 Kreu i brazdëhapësit
Kreu i brazdëhapësit krijon brazda në tokë.
3 Kllapa
Kllapa lidh krahët e brazdëhapësit me adaptorin dhe
shërben për të rregulluar thellësinë e punimit.
4 Kllapa e montimit
Kllapa e montimit përbëhet nga vida e bulona dhe
siguron kllapën.
5 Vidat rregulluese
Vidat rregulluese përdoren për të rregulluar këndin e
punimit.
6 Pajisja kyçëse
Pajisja kyçëse mund të rregullohet për të ndryshuar
gjerësinë e punimit.
4 Udhëzime sigurie
4.1
Përdorimi i synuar
Brazdëhapësi përdoret për krijimin e brazdave në tokë.
Brazdëhapësi mund të lidhet me motoshatin në të cilin
montohen ose helikat STIHL ART 012.0 ose rrotat e hekurit
STIHL AMR 060.0, STIHL AMR 070.0.
Me rrotat e montuara të hekurit, gjurma e motoshatit
përmirësohet duke rritur kështu forcën tërheqëse të
brazdëhapësit.
Brazdëhapësi mund të përdoret vetëm me motoshat.
PARALAJMËRIM
■ Nëse brazdëhapësi nuk përdoret për synimin e
përcaktuar, personat mund të lëndohen rëndë apo dhe të
vdesin, si dhe mund të ndodhin dëmtime të pronës.
► Përdoreni brazdëhapësin sipas përshkrimit në këto
udhëzime përdorimi.
0478-906-9911-A
4.2
Kërkesat për përdoruesin
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesit e paudhëzuar nuk i kuptojnë dhe nuk i kanë
parasysh rreziqet e brazdëhapësit. Përdoruesi ose
persona të tjerë mund të lëndohen rëndë ose të vdesin.
► Lexojini, kuptojini dhe ruajini udhëzimet e
përdorimit.
► Nëse brazdëhapësi i kalohet dikujt tjetër: Jepini tjetrit
udhëzimet e përdorimit.
► Sigurohuni që përdoruesi të përmbushë kërkesat e
mëposhtme:
– Përdoruesi të jetë i çlodhur.
– Përdoruesi të jetë i aftë fizikisht, me shqisa dhe
mendërisht që të përdorë dhe të punojë me
brazdëhapësin. Nëse përdoruesi ka kufizime fizike,
shqisore apo mendore, ai mund të punojë vetëm nën
mbikëqyrje ose sipas udhëzimeve të një personi
përgjegjës.
– Përdoruesi duhet të njohë dhe të vlerësojë rreziqet e
brazdëhapësit.
– Përdoruesi të jetë në moshë përgjegjësie ligjore ose
të jetë i trajnuar në përputhje me rregulloret
shtetërore i mbikëqyrur në profesion përkatës.
– Përdoruesi të ketë marrë udhëzime nga shitësi i
STIHL ose një person i kualifikuar përpara se ta
përdorë për herë të parë brazdëhapësin.
– Përdoruesi të mos jetë nën ndikimin e alkoolit,
mjekimeve apo drogave.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me shitësin e STIHL.
Shqip
183