Descargar Imprimir esta página

Stihl AHK 800 Manual De Instrucciones página 186

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 44
Shqip
4.3
Veshjet dhe pajimet
PARALAJMËRIM
■ Gjatë montimit apo punës përdoruesi mund të bjerë në
kontakt me brazdëhapësin, duke u lënduar rëndë.
► Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
► Mbani çizme mbrojtëse me maja hekuri.
► Vishni pantallona të gjata prej materiali rezistent.
■ Gjatë pastrimit apo mirëmbajtjes, përdoruesi mund të
bjerë në kontakt me brazdëhapësin. Përdoruesi mund të
lëndohet.
► Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
4.4
Vendi i punës dhe rrethinat
PARALAJMËRIM
■ Personat e painteresuar, fëmijët dhe kafshët mund të mos
i kuptojnë rreziqet e brazdëhapësit dhe mund të mos i
marrin parasysh. Personat e painteresuar, fëmijët dhe
kafshët mund të lëndohen rëndë.
► Mbajini personat e painteresuar, fëmijët dhe kafshët
larg terrenit të punës.
► Mos e lini brazdëhapësin pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me brazdëhapësin.
4.5
Gjendja e rregullt e sigurisë
4.5.1
Brazdëhapësi
Brazdëhapësi është në gjendje të sigurt nëse përmbushen
kushtet e mëposhtme:
– Brazdëhapësi është i padëmtuar.
– Brazdëhapësi është i pastër.
– Brazdëhapësi funksionon dhe është i pamodifikuar.
– Janë montuar aksesorë origjinalë të STIHL për këtë
brazdëhapës.
– Aksesorët janë të instaluar siç duhet.
184
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt, komponentët mund të mos
funksionojnë më siç duhet dhe pajisjet e sigurisë mund të
anashkalohen. Personat mund të lëndohen rëndë apo të
vdesin.
► Punoni me brazdëhapës të padëmtuar.
► Nëse brazdëhapësi është i ndotur: Pastrojeni
brazdëhapësin.
► Mos e modifikoni brazdëhapësin.
► Instaloni vetëm aksesorë origjinalë STIHL për këtë
brazdëhapës.
► Instalojeni brazdëhapës sipas përshkrimit në këto
udhëzime përdorimi.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me shitësin e STIHL.
4.6
Puna
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesi nuk duhet të punojë më në situata të caktuara.
Përdoruesi mund të pengohet, të rrëzohet dhe të lëndohet
rëndë.
► Punoni me qetësi dhe vëmendje.
► Kushtojini vëmendje distancës së mjaftueshme mes
këmbëve dhe motoshatit e trupit.
► Nëse kushtet e ndriçimit dhe shikueshmëria janë në
nivel të ulët: Mos e përdorni brazdëhapësin.
► Shikoni për pengesa.
► Nëse ndjeni lodhje: Bëni një pushim.
■ Nëse brazdëhapësi ndryshon gjatë punës apo sillet në
mënyrë të pazakontë, mund të jetë në një gjendje jo të
sigurt. Personat mund të lëndohen rëndë dhe të ndodhin
dëmtime të pronës.
► Ndërpriteni punën, fikeni motorin dhe vizitoni një shitës
të specializuar të STIHL.
4 Udhëzime sigurie
0478-906-9911-A

Publicidad

loading