VOX electronics BBM-1345 Manual De Usuario página 211

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 87
Me shtypjen e butonit COLOR mund të përzgjidhni opsionin ngjyra e kores e CELUR, E
MESME ose e ERRËT. Kini parasysh që koha e përgjithshme e punës së këtij funksioni
mund të dallojë varësisht nga madhësitë e ndryshme të bukës. Ky funksion nuk mund të
aplikohet te programet për BRUMË dhe MARMELADË.
MADHËSIA E BUKËS (LOAF SIZE)
Shtypni këtë buton për të përzgjedhur madhësinë e bukës prej 750g ose 1000g. Kini
parasysh që koha e përgjithshme e punës mund të dallojë varësisht nga madhësia e
ndryshme e bukës. Kjo nuk mund të përdoret për programet SHPEJTË, BRUMË,
MARMELADË, TORTE dhe PJEKJE.
KOHA E SHTYER E PJEKJES (DELAY FUNCTION ("+" ose
"-")
Në rast se nuk dëshironi që menjëherë të kyqni aparatin, rregulloni kohën e shtyerjes me
anë të këtij butoni.
Para se të shtypni butonin, përcaktoni kur dëshironi që buka të jetë e gatshme. Kini
parasysh që koha e fillimit të shtyer përfshin edhe kohën e pjekjes së programit tuaj të
përzgjedhur. Kjo është, pas përfundimit të funksionit për kohën e shtyer të punës, mund të
servohet buka e nxehtë.
Së pari duhet të përzgjidhet programi dhe ngjyra e kores, pastaj shtypni "+" për të rritur
kohën e shtyerjes. Me cdo shtypje koha zgjatet për 10 minuta (me sinjal të shkurtër të
zëshëm). Koha maksimale e shtyerjes është 13 vjet.
Shembull: Tani është 20:30, kurse ju dëshironi të keni bukën e pjekur në orën 7.00 në
mëngjesin e ardhshëm- d.mth 10 orë e 30 minuta. Përzgjidhni programin për ngjyrën dhe
madhësinë e bukës, pastaj shtypni "+" butoni "+, për të shtuar kohën deri sa në indikator
të shënohet 10:30. Pas kësaj shtypni butonin STOP/START, me cka aktivizohet programi
i startit të shtyer të punës. Pika në LCD ekran (shikoni TABELËN E KONTROLLIT)
ndricon dhe numrat numërojnë në LCD ekran për të ju treguar kohën e mbetur. Buka e
freskët do të jetë e përgatitur për juve në orën 7:00. Nëse nuk e nxirrni bukën e menjëherë,
fillon funksioni MBAJTJA E NXEHTËSISË në kohëzgjatje prej 60 minuta.
Vërejtje: 1) Mos përdorni funksionin për fillimin e shtyer të punës për përbërës që mund
të prishen lehtë, sic janë vezët, qumështi i freskët, frutat, qepët, etj.
2) Funksioni nuk është i përshtatshmë për programet SHPEJTË, ULTRA
SHPEJTË dhe MARMELADË.
7

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido