kur të përfundojë procesi, dëgjohen 10 sinjale të zëshme. Pastaj aparati hyn në
regjimin e nxehtë të punës, duke shtypur butonin START / STOP më gjatë se 3
sekonda për të ndaluar procesin; Në programe të cilat nuk kanë funksion të nxehtësisë,
dëgjohet një sinjal i gjatë i zëshëm. Shkyqni kabllin për furnizim nga priza dhe nxirrni
bukën. Hapni kapakun duke përdorur dorëza për furrën, lakoni enën për bukë në
drejtim të kundërt nga drejtimi i akrepave të orës deri në pozicionin për hapje, pastaj
nxirreni nga aparati.
VËREJTJE: Lini enën e bukës që të ftohet tërësisht para se ta lëvizni.
14. Për heqjen e bukës nga anët e enës për bukë përdorni shpatullë të pangjitshme.
KUJDES: Ena për bukë dhe buka mund të jenë të nxehta! Gjithmonë përdoreni me
kujdes dhe mbani dorëza.
15. Enën për bukë lakone mbrapsht në sipërfaqe të pastër punuese dhe ngadalë lëvizne që
të dalë buka.
16. Nxirreni bukën nga ena me kujdes dhe pritni që të ftohet 20 minuta para prerjes.
17. Nëse jeni jashtë dhomës ose në fund të operacionit nuk e keni shtypur butonin START
/ STOP, buka do të ngrohet automatikisht 60 minuta (nëse aplikohet), kurse kur të
përfundojë ngrohja, dëgjohen sinjale të zëshme.
18. Kur aparati nuk është në përdorim ose pasi që të përfundojë me punën, shkyqeni
kabllin nga rryma.
VËREJTJE: Para prerjes së bukës, përdorni një mbajtëse për të hequr lopatëzën për
përzierje e cila është e fshehur në fund të bukës. Asnjëherë mos e largoni me dorë
lopatëzën për përzierje sepse buka është shumë nxehtë.
VËREJTJE: Nëse buka nuk është ngrënë e tëra, vendoseni në një qese të plastikës ose
në një enë. Bukën mund ta ruani rreth 3 ditë në temperaturë dhome. Nëse dëshironi që
t'a ruani bukën më gjatë, paketone në një qese plastike ose enë dhe lini në frigorifer.
Koha e ruajtjes së bukës më së shumti është dhjetë ditë.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Shkyqeni aparatin nga priza dhe lini që të ftohet para pasrimit.
1. Ena për bukë: Hiqeni enën për bukë duke e lakuar në anën e kundërt nga akrepat e orës
pastaj tërhiqni dorezën për t'a nxjerrur. Pastrone me një leckë të lagur anën e brendshme
11