Grundfos NB Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento página 863

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 187
6.4 Presioni minimal i hyrjes
Kushtojini kujdes presionit minimal të hyrjes për të
shmangur zgavërrimin. Rreziku i zgavërrimit është
më i lartë në situatat e mëposhtme:
Temperatura e lëngur është e lartë.
Norma e rrjedhës është mjaft më e lartë se
norma e klasifikuar e rrjedhës së pompës.
Pompa po funksionon në një sistem të hapur me
ngritje thithëse.
Lëngu thithet nëpërmjet tubacioneve të gjata.
Kushtet e hyrjes janë të varfra.
Presioni i funksionimit është i ulët.
6.5 Presioni maksimal i hyrjes
Presioni te hyrja + presioni i pompës nuk duhet të
jenë më të ultë se presioni maksimal i funksionimit i
deklaruar në pllakën e të dhënave të pompës.
Funksionimi me një valvul të mbyllur jep presionin
më të lartë të funksionimit.
6.6 Norma minimale e rrjedhës
Pompa nuk duhet të funksionojë me një valvul të
mbyllur sepse mund të shkaktojë një rritje të
temperaturës/formimit të avullit në pompë. Kjo mund
të shkaktojë dëmtim të boshtit, gërryerje të helikës,
shkurtim të jetës së kushinjetave dhe dëmtim te
kutitë e mbushjes ose guarnicionet mekanike të
boshtit për shkak të ngarkesës ose dridhjeve. Norma
e rrjedhës së vazhdueshme duhet të jetë të paktën
10 % e normës së rrjedhës së klasifikuar. Norma e
rrjedhës së klasifikuar është dhënë në pllakën e të
dhënave të pompës.
6.7 Norma maksimale e rrjedhës
Mos e kapërceni normën maksimale të rrjedhës për
shkak se ka një rrezik të zgavërimit dhe
mbingarkesës.
Normat minimale dhe maksimale të rrjedhës mund të
lexohen ose nga faqet e harkores së performancës
në broshurat e të dhënave përkatëse ose nga një
harkore për një pompë specifike kur zgjidhet në
Qendrën e Produkteve të Grundfos-it. Shih
www.grundfos.com.
Norma minimale e rrjedhës
Norma maksimale e rrjedhës
Fig. 8
Shembull nga Qendra e Produkteve të
Grundfos-it www.grundfos.com që
tregon normën minimale dhe maksimale
të rrjedhës
863

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Nbg serie

Tabla de contenido