Descargar Imprimir esta página

Gardena EasyCut 420/45 Instrucciones De Empleo página 78

Recortasetos eléctrico
Ocultar thumbs Ver también para EasyCut 420/45:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 31
b) Mos punoni me veglën elektrike në ambiente që janë të rrezikuara nga
shpërthimi, në të cilat gjenden lëngje, gaze ose pluhura të djegshme.
Veglat elektrike gjenerojnë shkëndija të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
c) Mbajini larg fëmijët dhe personat e tjerë gjatë përdorimit të veglës
elektrike.
Nëse ju tërhiqet vëmendja mund të humbisni kontrollin kundrejt pajisjes.
2) Siguria elektrike
a) Spina e furnizimit me energji e veglës elektrike duhet të përshtatet me
prizën. Spina nuk duhet të ndryshohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni
përshtatësh spine bashkë me vegla elektrike me mbrojtje me tokëzim.
Spinat e pandryshuara dhe prizat e përshtatshme ulin rrezikon e një goditje
elektrike.
b) Mënjanoni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara si të tubacio-
neve, të sistemeve të ngrohjes, të sobave dhe të frigoriferëve.
Ekziston një rrezik i lartë për shkak të goditjes elektrike nëse trupi juaj është
i tokëzuar.
c) Mbani veglat elektrike larg shiut ose lagështirës.
Depërtimi i ujit në një vegël elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.
d) Mos e përdorni kabllon e ushqimit për qëllime të tjera, për ta mbajtur,
për ta varur veglën elektrike ose për të hequr spinën nga priza. Mba-
jeni kabllon larg nga nxehtësia, vaji, tehet e mprehta ose nga pjesë të
lëvizshme të pajisjes.
Kabujt e dëmtuar ose të ngatërruar rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
e) Nëse punoni jashtë me një vegël elektrike, përdorni vetëm linja zgja-
tuese, të cilët janë të përshtatshëm për ambientet e jashtme.
Përdorimi i një linje zgjatuese, të përshtatshme për ambientet e jashtme,
ul rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i veglës elektrike në ambient të lagësht është
i paevitueshëm, përdorni një automat diferencial.
Përdorimi i një automati diferencial ul rrezikun e një goditje elektrike.
3) Siguria e personave
a) Jeni të vëmendshëm, kushtoni vëmendje asaj se çfarë bëni dhe
veproni me kujdes gjatë punës me një vegël elektrike. Mos përdorni
një vegël elektrike nëse jeni i lodhur ose nën ndikimin e drogës,
alkoolit ose të medikamenteve.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të një vegle elektrike mund të shkak-
tojë dëmtime të rënda.
b) Mbani pajimet mbrojtëse personale dhe gjithmonë syze mbrojtëse.
Mbajtja e pajimeve mbrojtëse personale si maska e pluhurit, këpucët
e sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskë mbrojtëse ose mbrojtëse dëgjimi, në
varësi të llojit dhe përdorimit të veglës elektrike, ul rrezikun e dëmtimeve.
c) Mënjanoni vendosjen në punë pa dashje. Sigurohuni që vegla elektrike
të jetë e fikur para se ta lidhni në rrjetin e furnizimit me energji elek-
trike dhe / ose me baterinë, para se ta merrni ose ta mbani.
Nëse gjatë mbajtjes së veglës elektrike e keni gishtin mbi çelës ose e lidhni
pajisjen të ndezur me rrjetin e furnizimit me energji elektrike, një gjë e tillë mund
të shkaktojë aksidente.
d) Hiqni veglat konfiguruese ose çelësat për shtrëngimin e vidave para
se të ndizni veglën elektrike. Një vegël ose çelës, i cili gjendet në një pjesë
të lëvizshme të pajisjes, mund të shkaktojë plagosje.
e) Mënjanoni qëndrimet jo normale të trupit. Kujdesuni për një qëndrim
të sigurt dhe mbani gjatë gjithë kohës ekuilibrin. Në këtë mënyrë mund
ta kontrolloni më mirë veglën elektrike në situata të papritura.
f) Mbani rroba të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjera ose bizhuteri.
Mbani flokët, rrobat dhe dorezat larg nga pjesët që lëvizin. Rrobat
e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen nga pjesë të lëvizshme.
g) Nëse mund të montohen mekanizmat e thithjes dhe të grumbullimit të
pluhurave, ato duhet të montohen dhe përdoren siç duhet.
Përdorni i një thithëse pluhuri mund të ulë rreziqet për shkak të tymrave.
h) Mos u zhytni në siguri të gabuar dhe mos i shpërfillni rregullat e sigu-
risë së veglës elektrike, edhe nëse jeni familjarizuar me veglën elek-
trike pas disa përdorimesh.
Përdorimi i shkujdesur mund të çojë në dëmtime brenda një fraksioni sekondi.
4) Përdorimi dhe trajtimi i veglës elektrike
a) Mos e mbingarkoni pajisjen. Përdorni për punën tuaj veglën elektrike
të përcaktuar për atë gjë.
Me veglën e duhur elektrike punoni më mirë
dhe më i sigurt në zonën e dhënë të preformancës.
b) Mos përdorni një vegël elektrike, çelësi i së cilës është me defekt.
Një vegël elektrike, e cila nuk mund të ndizet ose fiket më është e rrezikshme
dhe duhet të riparohet.
c) Hiqeni spinën nga priza dhe / ose hiqni baterinë para se të bëni konfi-
gurime në pajisje, të ndryshoni aksesorë ose ta lini diku pajisjen.
Kjo masë parandaluese pengon ndezjen e padëshiruar të veglës elektrike.
d) Ruani veglat elektrike të papërdorura në një vend që nuk mund të
kapen nga fëmijët. Mos i lejoni të përdorin pajisjen personat që nuk
janë të familjarizuar me të ose nuk kanë lexuar këto udhëzime.
Veglat elektrike janë të rrezikshme nëse përdoren nga persona jo me përvojë.
e) Pastrojini me kujdes veglat elektrike. Kontrolloni nëse pjesët
e lëvizshme funksionojnë siç duhet dhe nuk ngecin, nëse janë thyer
ose dëmtuar pjesë në mënyrë që të ndikojnë në funksionimin e veglës
elektrike. Riparoni pjesët e dëmtuara para përdorimit të pajisjes.
Shumë aksidente e kanë shkakun e tyre tek veglat elektrike të mirëmbajtura keq.
f) Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra.
Veglat prerëse të pastruara me kujdes me tehe prerës të mprehta nuk ngecin
shpesh dhe mund të mbahen më lehtë.
78
GAR_09830-20.960.06_2024-05-08.indd 78
GAR_09830-20.960.06_2024-05-08.indd 78
g) Përdorini veglat elektrike, aksesorët, veglat e punës etj. në përputhje
me këto udhëzime. Kushtoni vëmendje gjatë përdorimit kushteve
të punës dhe aktivitetit që duhet kryer.
Përdorimi i veglave elektrike për qëllime të tjera të ndryshme nga ato që janë
parashikuar mund të shkaktojë situata të rrezikshme.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e dorezave të thata, të pasta dhe pa vaj
ose graso.
Doreza dhe sipërfaqe të dorezave që rrëshqasin nuk lejojnë operim dhe kont-
roll të sigurt të veglës elektrike në situata të paparashikueshme.
5) Servisi
Riparoni veglën tuaj elektrike vetëm me personel të kualifikuar dhe
specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Në këtë mënyrë
garantohet që siguria e veglës elektrike vazhdon të ruhet.
Udhëzime sigurie për prerëse ligustrash
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga thika prerëse. Mos u përpiqni
ta largoni materialin e prerë kur thika është ende në lëvizje ose ta
fiksoni materialin që do të pritet.
Thikat lëvizin më tej pas fikjes së çelësit. Një moment pakujdesie gjatë përdori-
mit të prerëses së ligustrave mund të shkaktojë plagosje të rënda.
b) Mbajeni prerësen e ligustrave në dorezë kur thika është ndalur dhe pa
i patur gishtat afër çelësit të rrymës.
Mbajtja e duhur e prerëses së ligustrave ul rrezikun e operimit të paqëllims-
hëm dhe të një plagosje të shkaktuar nga thika.
c) Kur transportohet ose ruhet prerësja e ligustrave, vendosini gjith-
monë mbulesën mbi thikë.
Trajtimi i duhur i prerëses së ligustrave ul rrezikun e plagosjes nga thika..
d) Sigurohuni që të gjithë çelësat të jenë të fikur dhe që spinat të jenë
të hequra, para se ta largoni materialin që pritet ose të mirëmbani
makinerinë.
Një operim i papritur i prerëses së ligustrave gjatë largimit të materialit të nge-
cur mund të çojë në lëndime të rënda.
e) Mbajeni prerësen e ligustrave vetëm në sipërfaqet e izoluara të
dorezave, pasi thika prerëse mund të bjerë në kontakt me përçue-
sit e fshehur të rrymës ose me kabllon e vet të ushqimit.
Kontakti i thikës me një kabllo me tension mund t'i vendosë në tension
edhe pjesët metalike të pajisjes dhe të shkaktojë një goditje elektrike.
f) Mbani larg të gjitha kabllot larg zonës së prerjes.
Kabllot mund të jenë të fshehura në ligustra ose shkurre dhe të priten pa das-
hje nga thika.
g) Mos e përdorni prerësen e ligustrave kur ka mot të keq, veçanërisht
kur ka rrezik rrufeje.
Kjo ul rrezikun e goditjes nga rrufeja.
Kontrollojini ligustrat dhe shkurret për objekte të fshehura (p.sh. tela gardhi dhe
kabllo të fshehura).
Rekomandohet përdorimi i një automati diferencial me një rrymë stakimi 30 mA
ose më pak.
Mbajeni prerësen e ligustrave me të dyja duart në të dyja dorezat.
Prerësja e ligustrave është projektuar për punime ku përdoruesi qëndron mbi
tokë dhe jo në një shkallë apo sipërfaqe tjetër të paqëndrueshme.
Para përdorimit të prerëses së ligustrave sigurohuni që pajisjet e bllokimit të
pjesëve të lëvizshme (p. sh. të bishtit të zgjatur dhe të elementit të rrotullimit),
g jenden në pozicionin e bllokimit.
Këshilla sigurie shtesë
RREZIK! Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Në rastin e qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë
montimit.
Siguria në vendin e punës
Përdoreni pajisjen vetëm në mënyrën e përcaktuar të përdorimit.
Operuesi ose përdoruesi është përgjegjës për aksidente që mund ti shkaktohen
personave të tjera dhe për rrezikun ndaj të cilit ekspozoheni ju ose prona juaj.
Kushtoni vëmendje sidomos gjatë përdorimit dhe transportit rrezikut kundrejt
palëve të treta.
Rrezik pengimi. Kushtoni vëmendje kabullit gjatë punës.
Rrezik! Gjatë mbajtjes së mbrojtëses së dëgjimit dhe për shkak të zhurmës
së pajisjes mund të ekzistojë mundësia që nuk mund të vihet re nëse afrohen
persona.
Mos e përdorni pajisjen nëse ekziston rrezik stuhie.
Mos e përdorni në afërsi të ujërave.
Informacione në lidhje me sigurinë gjatë përdorimit të pjesëve elektrike
Këshillohet përdorimi i një salvavite me aktivizim në jo më shumë se 30 mA.
S alvavita duhet kontrolluar gjatë çdo përdorimi.
Para përdorimit duhet kontrolluar kabulli për dëmtime. Në rast shenjash të një
dëmtimi ose v jetrimi duhet që ai të ndërrohet.
Nëse është i domosdoshëm një ndërrim i kabullit të ushqimit, atëherë për të
m ënjanuar rreziqe të sigurisë duhet që një gjë e tillë të kryhet nga prodhuesi ose
përfaqësuesi i tij.
Mos e përdorni pajisjen nëse kabllot elektrik janë të dëmtuar ose të konsumuar.
Ndërprisni menjëherë lidhjen me furnizimin me energji elektrike nëse dalloni prerje
në kabull ose nëse izolimi është i dëmtuar. Mos e prekni kabullin deri sa të jetë
ndërprerë furnizimi me energji elek t rike.
08.05.24 10:55
08.05.24 10:55

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Easycut 450/50Easycut 500/55983098319832