Proteza permanente zëri Blom-Singer
®
protezën e zërit derisa mjeku të indikojë se kjo është e sigurt. Lumeni i protezës së zërit duhet
të qëndrojë i zhbllokuar në mënyrë që të funksionojë si duhet që të lejojë pacientin të prodhojë
zë. Te disa përdorues, paaftësia për të relaksuar muskujt e fytit mund të shkaktojë paaftësi për të
folur rrjedhshëm dhe me përpjekje minimale. Ky problem kërkon vlerësim profesional. Pacientët
që kanë nevojë për rrezatim post-operator mund të kenë ndërprerje kalimtare të zërit në javën
e tretë ose të katërt të trajtimit. Pajisja mund të qëndrojë e vendosur sipas përcaktimit të mjekut.
Zhvendosja e protezës së zërit
Duhet të bëhet kujdes gjatë vendosjes, heqjes ose përdorimit të pajisjeve të pastrimit për të
shmangur dëmtimin e TEP ose zhvendosjen aksidentale të pajisjes, që mund të rezultojë në thithje
(inhalacion) të pajisjes në trake (skërfyell). Në rastin e thithjes së pajisjes, pacienti duhet të provojë
ta nxjerrë atë nga trakea me anë të kollitjes. Në rast se nxjerrja e pajisjes me anë të kollitjes nuk
është e suksesshme, mund të nevojitet kujdes i mëtejshëm mjekësor. Për të garantuar që pajisja
qëndron e fiksuar brenda TEP, konfirmoni tretjen e kapsulës xhelatinoze dhe vendosjen e flanxhës
ezofageale. Nëse proteza e zërit zhvendoset nga TEP, duhet të vendoset menjëherë një dilator
punkture "Blom-Singer" ose një pajisje e përshtatshme me diametrin e duhur, brenda punkturës,
për të mos lejuar mbylljen e saj dhe/ose rrjedhjen e lëngjeve. Pajisja zëvendësuese duhet të
vendoset brenda 24 orëve. Nuk duhet të vendosen objekte të huaja brenda pajisjes. Vendosja e
objekteve të tjera përveç pajisjeve të pastrimit "Blom-Singer" mund të shkaktojë zhvendosje dhe
më tej thithje ose gëlltitje të protezës së zërit ose të komponentëve të saj.
Rrjedhja e protezës së zërit
Kur valvula e nyjëtuar nuk mbyllet plotësisht, disa pika lëngu mund të kalojnë përmes pajisjes
nga ezofagu (trakti i ushqimit) në trake, gjë që mund të shkaktojë aspirim ose kollitje. Përdorimi i
një proteze zëri me diametër më të vogël se madhësia ekzistuese e punkturës trakeoezofageale
mund të shkaktojë rrjedhje periferike (rrjedhje rreth pajisjes). Rrjedhja e vazhdueshme e
protezës së zërit duhet të vlerësohet nga një mjek, për shkak se mund të shkaktojë pneumoni
aspirimi. Mund të indikohet zgjedhja e një modeli/opsioni tjetër të pajisjes. Proteza e zërit duhet
të pastrohet gjithmonë me kujdes dhe duke ushtruar trysni të lehtë për të shmangur dëmtimin
e pajisjes, gjë që mund të shkaktojë rrjedhje.
Rritja mikrobike (e organizmave mikrobikë)
Grumbullimet e mikrobeve të shtuara në pajisje mund të shkaktojnë deformim dhe anomali
të valvulës, p.sh., rrjedhje të lëngut nëpër ose rreth pajisjes dhe/ose një shtim të presionit të
nevojshëm për nxjerrjen e zërit. Mund të nevojitet zëvendësimi i pajisjes.
Vendosja/Heqja e pajisjes
Shiriti i fiksuar i sigurisë te proteza permanente e zërit duhet të hiqet vetëm pasi të verifikohet
që flanxha ezofageale është vendosur brenda ezofagut. Mos provoni asnjëherë të vendosni ose
të rivendosni një protezë permanente zëri të cilës i është hequr shiriti i sigurisë.
Mos hiqni asnjëherë një protezë permanente zëri për të vendosur një tjetër pa zgjeruar më parë
TEP dhe pa rimatur traktin për të konfirmuar gjatësinë e duhur të protezës së zërit. Pacienti nuk
duhet të provojë asnjëherë të vendosë ose të heqë pajisjen apo të lejojë dikë tjetër përveç një
mjeku të kualifikuar të bëjë vendosjen ose heqjen e saj. Proteza permanente e zërit nuk është
një pajisje e përhershme dhe kërkon zëvendësim periodik.
Kjo pajisje mund të lihet e vendosur në TEP derisa të ketë rrjedhje të vazhdueshme ose të mos
sigurojë zë të përshtatshëm për të folur, ose të kërkojë ndryshim të madhësisë. Heqja e protezës
permanente të zërit duhet të kryhet vetëm duke kapur flanxhën trakeale të pajisjes në mënyrë
të sigurt me një hemostat fiksues.
KOMPLIKACIONET
Megjithëse të rralla, është vërejtur shfaqja e komplikacioneve të mëposhtme me protezën
e silikonit të llojit "Blom-Singer". Aty përfshihen: kontaminimi ose sepsisi i stomës (e çara
përmes qafës në trake ose në skërfyell), që mund të kërkojë heqje të protezës së zërit dhe/
ose antibiotikë të përshtatshëm; thithja padashur e protezës së zërit në rrugët e frymëmarrjes,
37924-01B I 23