Descargar Imprimir esta página

Grundfos LSV Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento página 1049

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 215
2.2 Magazinimi i përkohshëm
Nëse nuk e magazinoni ose nuk e vini në funksionim
pompës pasi të mbërrijë, vendoseni në një vend të
pastër e të thatë me ndryshime të ngadalta dhe të
moderuara në temperaturën e ambientit. Mbrojeni
pompën nga lagështira, pluhuri, papastërtia dhe
trupat e huaj. Shmangni përdorimin e motorit ndaj
dritës direkte dhe intensive të diellit, shout, borës,
aklullit dhe pluhurit për kohë të gjatë. Vendosni një
strukturë mbuluese ose një mbulesë shtesë kur e
përdorni ose kur e lini produktin jashtë. Para dhe
gjatë ruajtjes, ne rekomandojmë këto masa
paraprake:
1. Sigurohuni që kushinetat të jenë mbushur me
grason e rekomanduar për të parandaluar
lagështirën që të hyjë rreth boshtit. Shiko pjesën
"Lubrifikimi".
2. Sigurohuni që portat e hyrjes dhe të daljes dhe të
gjitha hapjet të jenë mbuluar me karton, dru ose
shirit ngjithës për të parandluar që të hyjnë
objektet e huaja në pompë.
3. Mbulojeni me një qese të trashë ose mbulesë
tjetër të përshtatshme nëse do të magazinohet kur
nuk ka mbulesë mbrojtëse.
4. Rrotulloni boshtin dy rrotullime çdo dy javë për të
parandaluar gërryerjen e sipërfaqeve të
kushinetave dhe premistopin ose ngjitjen e faqeve
të izolimit të boshtit.
Informacioni perkates
6.3.3 Lubrifikimi
3. Instalimi i produktit
3.1 Vendi
Instalojeni pompën në mënyrë të tillë që të
inspektohet dhe mirëmbahet. Lejoni hapësirë të
mjaftueshme anash dhe lart që të mund të ngrihet
nga një viç ose tërheqet nga pajisje tjetër që ka forcë
të mjaftueshme për të ngritur njësinë.
Instalojeni pompën sa më pranë furnizimit të pompës,
në mënyrë që tubi i hyrjes të jetë sa më i shkurt dhe
më direkt që të jetë e mundur.
3.2 Instalimi mekanik
PARALAJMËRIM
Shtypje e duarve
Vdekje ose lëndim i rëndë personal
Sigurohuni që të gjitha instalimet të
bëhen nga persona me eksperiencë
për të vendosur, përputhur dhe lidhur
pajisjet e pompimit.
3.2.1 Ngritja e produktit
PARALAJMËRIM
Shtypje e duarve
Vdekje ose lëndim i rëndë personal
Trajtimi duhet bërë nga personel i
kualifikuar.
Kur e shkarkoni pompën, ngrijeni në
mënyrë të barabartë në katër ose më
shumë pika te korniza e bazamentit.
Mos e ngrini nga motori ose pompa.
Mos e ngrini nga fllanxhat ose nga
dadot me veshë të motorit.
PARALAJMËRIM
Shtypje e duarve
Vdekje ose lëndim i rëndë personal
Sigurohuni që produkti nuk anohet dhe
rrëzohet gjatë transportit, instalimit dhe
shkarkimit.
Nëse pompa nuk është e siguruar, ajo
duhet të vendoset në plan horizontal
në mënyrë që të mos anohet dhe
rrëzohet.
Ngrijeni pompën me rripa najloni ose shakuj.
Si t'i ngrini dhe lëvizni pompat LSV
1049

Publicidad

loading