Descargar Imprimir esta página

Grundfos LSV Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento página 1060

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 215
3.5.6 Instalimet me tubacione hyrëse vertikale në
hapësira të ngushta
Difuzori i hyrjes (1) në tubacionin e hyrjes
4. Vënia në përdorim e produktit
4.1 Informacion i përgjithshëm
Mos e ndizni pompën derisa të jetë
mbushur me lëng dhe të jetë ajrosur.
KUJDES
Rrezik biologjik
Lëndime personale të vogla ose mesatare
Kur pomponi ujë të pijshëm, pompa
duhet të shpëlahet mirë me ujë të
pastër para se të vihet në punë, me
qëllim që të hiqen lëndët e huaja, si
konservantët, lëngjet e provës ose
grasoja.
4.1.1 Pompa me premistop
Në rastin e pompave me premistop, kontrolloni që
premistopi është montuar siç duhet. Duhet të
ekzistojë mundësia që boshti i pompës të rrotullohet
manualisht. Nëse pompa ka qenë joaktive për kohë të
gjatë, rrotullojeni manualisht për t'u siguruar që nuk
është bllokuar. Lironi premistopin ose hiqni kapakun.
1060
4.1.2 Pastrimi i sistemit të tubave
1
Procedura e nisjes për pompat ka katër hapa:
1. Kontrollet para nisjes. Shiko pjesën "Kontrollet
para vënies në punë".
2. Parapërgatitja. Shiko pjesën "Parapërgatitja".
3. Nisja. Shiko pjesën "Vënia në punë".
4. Përputhja përfundimtare. Shiko pjesën "Rregullimi
përfundimtar".
Informacioni perkates
4.2 Kontrollet para nisjes
4.3 Përgatitja
4.4 Ndezja
4.5 Pozicionimi
4.2 Kontrollet para nisjes
Kontrollet para nisjes kanë katër hapa:
1. Kushinetat
2. Kutitë mbushëse
3. Aparati për matjen e presionit
4. Drejtimi i rrotullimit.
4.2.1 Kushinetat
Sigurohuni që të gjitha kushinetat të jenë vajisur mirë.
Shiko pjesën "Lubrifikimi".
Informacioni perkates
6.3.3 Lubrifikimi
4.2.2 Kutitë mbushëse
Sigurohuni që unazat e kutisë së mbushjes të jenë
shtrënguar mirë.
Pompa nuk është projektuar për të
pompuar lëngje që përmbajnë grimca të
ngurta si për shembull mbeturina të
tubacioneve dhe mbetje të saldimeve.
Përpara se ta aktivizoni pompën, sistemi i
tubacioneve duhet të pastrohet mirë, të
shpëlahet dhe të mbushet me ujë të
pastër.
Garancia nuk mbulon asnjë dëmtim të
shkaktuar nga shpëlarja e sistemit të
tubave me anë të një pompe.
Vëreni në punë pompën vetëm pasi të
keni bërë të gjitha kontrollet para
vënies në punë.
Kjo nuk aplikohet për pompat me
guarnicione boshti mekanike.

Publicidad

loading