4.2.3 Aparatet matëse të presionit
Sigurohuni që lidhjet e aparatit matës të jenë mbyllur.
4.2.4 Drejtimi i rrotullimit
Kontrolloni drejtimin e rrotullimit në mënyrën e
mëposhtme:
1. Hiqni mbulesën e bashkuesit.
2. Shkëpusni dy gjysmat e bashkuesit ndërmjet
pompës dhe motorit.
3. Sigurohuni që boshti i motorit të rrotullohet
lirshëm.
4. Aktivizojeni motorin shkurtimisht për të kontrolluar
drejtimin e rrotullimit. Drejtimi i saktë i rrotullimit
është treguar nga shigjetat te kafazi i pompës.
Drejtimi i rrotullimit të pompës nuk
është gjithnjë i njëjtë si drejtimi i
rrjedhës.
5. Nëse drejtimi i rrotullimit është i gabuar,
korrigjojeni duke këmbyer dy fazat te motori.
RREZIK
Goditje elektrike
Vdekje ose lëndim i rëndë personal
‐
Përpara se të këmbeni dy fazat,
sigurohuni që furnizimi me energji
të jetë çaktivizuar dhe që të mos
aktivizohet aksidentalisht.
6. Kontrolloni sërisht drejtimin e rrotullimit.
7. Montojeni sërisht bashkuesin dhe mbrojtëset.
4.3 Përgatitja
Pompat LSV nuk janë me vetëmbushje, ndaj duhet të
mbushen plotësisht me lëng para se të vihen në
punë.
Pompa nuk duhet të funksionojë në të
thatë. Funksionimi në të thatë do të
shkaktojë dëmtime të mëdha te kutitë e
mbushjes, permistopet, unazat dhe
mëngët e boshtit.
Nëse pompa do të punojë me presion pozitiv të
hyrjes, mbusheni duke hapur valvulënl e hyrjes dhe
duke lejuar që lëngu të futet në trupin e pompës.
Hapni vrimat e ajrimit sipër trupit të pompës dhe sipër
secilës kupolë të hyrjes, dhe sigurohuni që i gjithë ajri
të nxirret nga pompa nëpërmjet lëngut para se të
mbyllni vrimat e ajrimit.
Rrotulloni boshtin me dorë ndërsa e mbushni dhe
nxirrni ajrin e bllokuar nga rrugëkalimet e helikës.
Nëse pompa do të punojë me ngritje thithjeje,
mbushja duhet të bëhet me metoda të tjera. Përdorni
valvula këmbe, ejektorë ose pompa vakumi, ose
mbusheni trupin e pompës dhe linjën e hyrjes
manualisht me lëng.
Asnjëherë mos e vini pompën në punë
thatë duke shpresuar që do të mbushet
vetë. Rezultati do të jetë dëmtim i rëndë në
gominat e boshtit, unazat e pompës dhe
manikotat e boshtit.
1061