6.3.3 Lubrifikimi
Kushinetat e pompës
Kushinetat e pompës janë vajisur përpara dërgimit.
Rekomandojmë të bëni lubrifikim çdo 2000 orë pune.
Megjithatë, në varësi të kushteve të punës, kjo mund
të ndryshojë.
Për t'i rimbushur kushinetat me graso të re, ndiqni
këtë procedurë:
Rekomandojmë të përdorni të njëjtën lloj
grasoje. Nëse është e nevojshme ta
ndërroni grason me një tjetër lloj, pastroni
grason e vjetër dhe më pas shtoni grason
e ri.
1. Hiqni kapakun e kushinetës.
2. Shtoni graso të mjaftueshme për të mbushur 1/3 e
zarave të kushinetës.
3. Bëni kujdes për sasinë e kërkuar.
4. Vendoseni sërish kapakun e kushinetës.
Sasia e grasos
Përmasa e hyrjes
DN 65 deri në DN 100
DN 125 deri në DN
150
DN 200 deri në DN
300
DN 350 deri në DN
450
DN 500
DN 600 deri në DN
800
DN 1000
DN 1200
Përsëriteni këtë procedurë tre herët e para. Bazuar
në tre rivajisjet e para, përcaktoni sasinë e duhur të
grasos që nevojitet.
Për rivajisje të ardhme, aplikoni sasinë e vendosur të
grasos nëpërmjet pipave të vajisjes. Nuk keni nevojë
t'i hiqni kapakët e kushinetës.
Për çdo 10.000 orë pune ose çdo dy vjet:
1. Hiqni kapakët e kushinetave nga pompa.
2. Hiqni grason e vjetër.
3. Pastroni mirë kapakët e kushinetës.
4. Rimbushni kushinetat me graso të re.
5. Mbushni kapakët e kushinetave krejtësisht me
graso të re.
6. Vini sërish kapakët e kushinetave sipas
udhëzimeve të montimit.
1072
Sasia e grasos [g]
11
17
25
50
60
70
100
130
7. Aktivizojeni pompën për pak kohë disa herë për të
shpërndarë grason te kushinetat dhe për të
parandaluar tejnxehjen e grasos.
Specifikimet e grasos: Shiko pjesën "Grasoja e
kushinetave" më poshtë.
Mos vini më shumë graso se sa ç'duhet.
Shumë graso mund të shkaktojë tejnxehje
dhe mosfunksionim të parakohshëm të
kushinetës.
Grasoja e kushinetave
Prodhuesi
Lubrifikuesi
KYODO YUSHI
MULTEMP SRL
Shell
Dolium R
Exxon
Polyrex
SRI grease NLGI 2
Chevron
Black pearl NLGI 2
Philips
Polytac
Texaco
Polystar RB
2)
Grundfos rekomandon graso KYODO YUSHI MULTEMP
SRL për rilubrifikim.
Kushinetat e motorit.
Vajisni kushinetat e motorit sipas treguesve në
etiketën e të dhënave të motorit.
7. Heqja e produktit nga funksionimi
Procedurat e mëposhtme të heqjes nga funksionimi
aplikohen për shumicën e heqjeve nga përdorimi.
Nëse pompa nuk do të punojë për kohë të gjatë,
ndiqni procedurat për ruajtjen te pjesa "Mbyllja për
kohë të gjatë".
1. Mbylleni gjithnjë valvulin e outletit ose valvulin e
reduktimit përpara se ta ndaloni pompën. Mbylleni
valvulin ngadalë për të parandaluar goditjen
hidraulike, por sigurohuni që pompa të mos
funksionojë me valvul të mbyllur për më shumë se
pak sekonda.
2. Shkëpusni energjinë elektrike të motorit.
Informacioni perkates
7.2 Fikja për një periudhë të gjatë kohe
7.1 Mbyllja për kohë të shkurtër
1. Për fikje gjatë natës ose të përkohshme në kushte
ku nuk ka ngrirje, pompa mund të qëndrojë e
mbushur me lëng. Sigurohuni që pompa të jenë
përgatitur krejtësisht përpara se të riniset.
2)