Descargar Imprimir esta página

Grundfos LSV Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento página 1048

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 215
1. Informacion i përgjithshëm
Lexojeni këtë dokument përpara se ta
instaloni produktin. Instalimi dhe
funksionimi duhet të jenë në përputhje me
rregullat vendore dhe kodet e pranuara të
praktikës së mirë.
Pompat vertikale Grundfos LSV me kasë të ndarë
ofrohen qoftë si pompa të plota me motor, trup bazë
dhe mbrojtëse bashkuese, qoftë si pompa me bosht
të zbulular.
Këto udhëzime zbatohen për të dyja llojet.
Pompa LSV mund të vihet në punë nga një motor
elektrik ose nga një lloj tjetër mekanizmi. Këtu më
poshtë ne supozojmë që pompa do të furnizohet nga
një motor elektrik.
1.1 Deklaratat e rrezikshmërisë
Simbolet dhe deklaratat e rrezikshmërisë më poshtë
mund të shfaqen në udhëzimet e instalimit e
funksionimit, udhëzimet e sigurisë dhe udhëzimet e
shërbimit të Grundfos-it.
RREZIK
Tregon situatë të rrezikshme e cila nëse
nuk shmanget, çon në vdekje ose lëndim
të rëndë personal.
PARALAJMËRIM
Tregon situatë të rrezikshme, e cila nëse
nuk shmanget, mund të çojë në vdekje ose
lëndim të rëndë personal.
KUJDES
Tregon një situatë të rrezikshme e cila
nëse nuk shmanget, mund të çojë në
lëndime personale të vogla ose mesatare.
Deklaratat e rrezikshmërisë janë strukturuar në
mënyrën e mëposhtme:
FJALA SINJALIZUESE
Përshkimi i rrezikut
Pasoja e shpërfilljes së paralajmërimit
Veprimi për të shmangur rrezikun.
1.2 Shënime
Simbolet dhe shënimet më poshtë mund të shfaqen
në udhëzimet e instalimit e funksionimit, udhëzimet e
sigurisë dhe udhëzimet e shërbimit të Grundfos-it.
Ndiqini këto udhëzime për produket që i
rezistojnë shpërthimit.
1048
Një rreth blu ose gri me një simbol grafik të
bardhë tregon se duhet ndërmarrë një
veprim.
Një rreth i kuq ose gri me një vijë
diagonale, mundësisht me një simbol
grafik të zi, tregon se nuk duhet ndërmarrë
një veprim ose ai duhet ndaluar.
Nëse këto udhëzime nuk ndiqen, mund të
çojnë në keqfunksionim ose dëmtim të
pajisjeve.
Këshilla që e bëjnë punën më të lehtë.
2. Marrja e produktit
2.1 Inspektimi i produktit
Pompa dërgohet nga fabrika në një arkë ose kuti druri
të ndërtuar posaçërisht për transport me kamion pirun
ose me automjet të ngjashëm.
Pas marrjes, kontrollojeni pompën me sy për të
përcaktuar nëse ka ndodhur ndonjë dëmtim gjatë
transportit dhe lëvizjes.
Kontrolloni në mënyrë të veçantë këto pika:
1. pajisje të thyera ose të krisura, përfshi kornizën e
bazamentit, motorin ose këmbët e pompës dhe
fllanxhat
2. mbulesë e thyer e ventilatorit të motorit, veshë të
përthyera të dadove ose kuti terminali e dëmtuar
3. pjesë që mungojnë.
Pjesët ose aksesorët nganjëherë janë mbështjellë
individualisht ose janë lidhur te pajisja.
Nëse ka ndodhur ndonjë dëmtim ose humbje, njoftoni
menjëherë përfaqësuesin e Grundfos dhe agjentin e
firmës së transportit.
Bulonat për pompat LSV me bosht të
zbuluar kanë fileta amerikane për të cilat
nevojiten vegla me inç.
Bulonat për mbrojtësen e bashkuesit dhe
për montimin e pompës dhe motorit te
korniza e bazamentit kanë fileto metrike.

Publicidad

loading