Electrolux KODEH70X Manual De Instrucciones página 27

Ocultar thumbs Ver también para KODEH70X:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 446
12.5 Mënyra e heqjes dhe e instalimit: Dera
Dera e furrës është e përbërë nga dy panele xhami. Mund të hiqni derën e furrës dhe panelin e
brendshëm prej xhami për ta pastruar. Lexoni të gjithë udhëzimin "Heqja dhe instalimi i derës"
përpara se të hiqni panelet prej xhami.
KUJDES!
Mos e përdorni furrën pa panelet prej xhami.
Hapi 1
Hapeni derën deri në fund dhe gjeni
menteshën në anën e djathtë të derës.
Hapi 2
Përdorni një kaçavidë për të ngritur dhe
rrotulluar plotësisht levën e menteshës së
djathtë.
Hapi 3
Gjeni menteshën në anën e majtë të derës.
Hapi 4
Ngrini dhe rrotulloni plotësisht levën mbi
menteshën e majtë.
Hapi 5
Mbylleni derën e furrës deri në gjysmë në
pozicionin e parë të hapjes. Më pas ngrini
dhe tërhiqeni përpara dhe hiqeni derën nga
vendi.
Hapi 6
Vendoseni derën mbi një leckë të butë në
një sipërfaqe të qëndrueshme.
Hapi 7
Kapeni kornizën (B) në buzën e sipërme të
derës nga të dyja anët dhe shtyjeni nga
brenda për të çliruar mbërtheckën.
Hapi 8
Tërhiqeni kornizën e derës përpara për ta
hequr.
SHQIP
27

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Kodgh70txEod5h70x

Tabla de contenido