Descargar Imprimir esta página

Abbott Amplatzer Talisman Instrucciones De Uso página 253

Oclusor de foramen oval permeable

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 74
Okluduesi i foramenit oval të hapur Amplatzer™ Talisman™
SQ: Udhëzimet për përdorimin
KUJDES: Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet. Moszbatimi i këtyre udhëzimeve, paralajmërimeve dhe
masave paraprake mund të shkaktojë lëndimin e pacientit ose dëmtimin e pajisjes.
Përshkrimi dhe qëllimi i pajisjes
Okluduesi i PFO Amplatzer™ Talisman™ është një pajisje e vetëzgjerueshme me dy disqe, e përbërë nga një rrjetë teli me
material nitinoli. Dy disqet lidhen së bashku me një pjesë të ngushtë lidhëse të shkurtër që lejon lëvizjen e lirë të secilit disk.
Okluduesi ka shirita shënjuesi radiopak në skajin e tij distal dhe proksimal, dhe përmban gjithashtu një vidhë fundore në
skajin proksimal për të lehtësuar dërgimin dhe vendosjen. Pajisja është e sterilizuar me oksid etileni.
Fig. 1. Okluduesi i PFO Amplatzer™ Talisman™
1
1
Disku i atriumit të djathtë
2
Disku i atriumit të majtë
3
Pjesa lidhëse
Shtojca A: Informacione shtesë përmban informacione shtesë rreth okluduesit, mbështjellëses vendosëse dhe dilatorit:
• Tab. 1 tregon përmasat e pajisjes dhe të mbështjellëses vendosëse.
• Fig. 1 tregon okluduesin e PFO Amplatzer™ Talisman™ të lidhur paraprakisht me kabllon vendosëse
Amplatzer™ Trevisio™. Ilustrimi ka shpjegime për komponentët në vijim:
Kablloja vendosëse
1
Valvula e hemostazës
2
Tubi i zgjatimit me valvulën bllokuese treshe
3
Morsa plastike
4
Okluduesi i PFO
5
Kablloja distale e lidhur me okluduesin
6
Mbajtësja
7
• Fig. 2 tregon imazhet e ekokardiografisë intrakardiake (ICE).
• Fig. 3tregon imazhet e ekokardiografisë transezofageale (TEE).
Qëllimi i përdorimit
Okluduesi i PFO Amplatzer™ Talisman™ është një pajisje bllokuese perkutane transkateterike që ka si qëllim mbylljen e një
forameni oval të hapur.
Indikacionet për përdorimin
Okluduesi i PFO Amplatzer™ Talisman™ sugjerohet për mbylljen perkutane transkateterike të një forameni oval të hapur
(PFO) me qëllim reduktimin e iktusit ishemik të përsëritur te pacientët që kanë pësuar një iktus ishemik për shkak të një
embolie paradoksale të supozuar.
Karakteristikat e performancës
Okluduesi i PFO Amplatzer™ Talisman™ përbëhet nga sa vijon:
• Okluduesi i PFO
• Kablloja vendosëse Amplatzer™ Trevisio™
• Mbajtësja
• Valvula e hemostazës me tubin zgjatues dhe valvulën bllokuese treshe
• Morsa plastike
2
3
246

Publicidad

loading