Descargar Imprimir esta página

Abbott Amplatzer Talisman Instrucciones De Uso página 259

Oclusor de foramen oval permeable

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 74
Imazheria me ICE
PFO-ja sipas vlerësimit me ICE në pamjen tërthore me matje të shmangies së septumit primar (a), gjatësia e tunelit të
2A
PFO-së (b) dhe trashësia e septumit sekondar (c).
PFO-ja sipas vlerësimit me ICE në pamjen gjatësore bikavale/të VKS-së me matjen e gjatësisë së septumit primar
2B
(a).
PFO-ja sipas vlerësimit me ICE në pamjen septale me matje të shmangies së septumit primar brenda atriumit të
2C
majtë (a) dhe atriumit të djathtë (b).
Imazheria me TEE
Matja e shmangies së septumit primar (a), gjatësia e tunelit të PFO-së (b) dhe trashësia e septumit sekondar (c) në
3A
pamjen tërthore 50 gradë (gama 30 deri në 60 gradë për të vizualizuar rrënjën e aortës përballë).
Distanca nga PFO-ja deri në rrënjën e aortës (a) në pamjen 30 gradë (gama 0 deri në 45 gradë për të vizualizuar
3B
rrënjën e aortës përballë)
Distanca nga PFO-ja deri te dalja e venës kava superiore (VKS) (a) në pamjen bikavale 90 gradë (gama 80 deri në
3C
125 gradë për të minimizuar paraqitjen në perspektivë të VKS-së).
SHËNIM: Nëse imazhet nuk mund ta gjejnë qartë vendndodhjen e PFO-së, futni një tel përmes PFO-së për t'ju
ndihmuar që ta identifikoni.
6. Vendosni madhësinë e pajisjes në bazë të morfologjisë së PFO-së duke marrë njëkohësisht parasysh distancat nga
PFO-ja deri në rrënjën e aortës dhe VKS.
Shumica e PFO-ve mund të mbulohen mjaftueshëm me pajisjen 25 mm. Merrni parasysh përdorimin e një pajisjeje
më të madhe (30-35 mm) nëse PFO-ja ka një aneurizëm të septumit atrial (ASA) me karakteristika të tjera (për
shembull, tunel i gjatë ose septum sekondar i trashur) që mund të ketë si rezultat një shunt rezidual të dukshëm ose
një pozicion të pasigurt nëpër septum. Përdorimi i pajisjes 35 mm duhet të merret parasysh vetëm në rastet kur nuk
mund të arrihet një pozicion i sigurt i pajisjes me pajisjen 30 mm.
Përdorni ekokardiografinë dhe një test shtyrje-tërheqje (shihni hapin 20) për të vlerësuar pozicionin e pajisjes pas
vendosjes së saj, por para shkëputjes. Nëse pozicioni i pajisjes pas vendosjes nuk është i sigurt, merrni parasysh
përdorimin e një pajisjeje më të madhe (30 mm ose 35 mm).
Nëse pajisja pengon një strukturë kardiake ngjitur (të tillë si muri i lirë i atriumit ose rrënja e aortës), kapeni sërish
pajisjen dhe rivendoseni. Nëse pozicioni i pajisjes vazhdon të mos jetë i kënaqshëm, kapeni sërish pajisjen dhe
zëvendësojeni me një pajisje më të vogël ose merrni parasysh trajtime alternative. Referojuni Tab. 1 te Shtojca A:
Informacione shtesë dhe Tab. 2 (lart) për zgjedhjen e pajisjes dhe udhëzimet për përcaktimin e madhësisë. Kontrolloni
VKS-në, venën kava inferiore (VKI) dhe qarkullimet në sinusin koronar (SK) pas vendosjes së pajisjes, por para
shkëputjes.
KUJDES: Duhet treguar kujdes për të mos kapur rrjetat e Chiari-t në atriumin e djathtë ose valvulat e mëdha të
Eustachi-t nën anën e atriumit të djathtë të pajisjes.
PARALAJMËRIM: Përdorni ekokardiografinë për t'u siguruar që pajisja nuk e godet murin e lirë të atriumit
apo rrënjën e aortës.
7. Përgatitni okluduesin e PFO Amplatzer™ Talisman™ për përdorim:
a. Kontrolloni ambalazhin steril. Mos e përdorni pajisjen nëse ambalazhi steril është i hapur ose i dëmtuar.
b. Hapeni ambalazhin steril dhe kontrolloni okluduesin e PFO, kabllon vendosëse Amplatzer™ Trevisio™, mbajtësen
dhe valvulën e hemostazës. Mos e përdorni nëse vini re dëmtim ose nëse okluduesi është i shkëputur nga kablloja.
c. Nxirreni nga ambalazhi pajisjen me aksesorët vendosës të lidhur (kabllon vendosëse, mbajtësen dhe valvulën e
hemostazës) dhe sigurohuni që mbajtësja dhe valvula e hemostazës të jenë lidhur mirë.
d. Sigurohuni që okluduesi i PFO të jetë i lidhur siç duhet me kabllon vendosëse:
- Rrotullojeni okluduesin me një rrotullim të plotë në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
252

Publicidad

loading