Descargar Imprimir esta página

Abbott Amplatzer Talisman Instrucciones De Uso página 255

Oclusor de foramen oval permeable

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 74
Masat paraprake
• Aspirina (325 mg/ditë) (ose një antiagregant/antikoagulant tjetër nëse pacienti ka intolerancë ndaj aspirinës)
rekomandohet të fillohet të paktën 24 orë përpara procedurës.
• Antibiotikët duhet të administrohen para dhe pas procedurës.
• Pacientët duhet të kryejnë heparinizim të plotë gjatë gjithë procedurës, duke përdorur dozën e duhur për ta mbajtur
kohën e mpiksjes së aktivizuar (ACT) mbi 200 sekonda.
Informacionet për këshillimin e pacientëve
Mjekët duhet të rishikojnë informacionet në vijim kur të këshillojnë pacientët rreth okluduesit të PFO Amplatzer™ Talisman™
dhe procedurës së implantimit:
• Mbyllja e PFO-së përmes okluduesit të PFO Amplatzer™ Talisman™ mundet vetëm ta zvogëlojë rrezikun e një iktusi të
përsëritur për shkak të një embolie paradoksale përmes një PFO.
- Me kalimin e moshës, ka më shumë gjasa që të mund të shfaqen rreziqe që nuk kanë lidhje me PFO dhe të
shkaktojnë një iktus ishemik të përsëritur pavarësisht nga mbyllja e PFO.
• Për rreziqet procedurale të lidhura me okluduesin e PFO Amplatzer™ Talisman™, referojuni Ngjarjet negative të
mundshme.
• Nevojën për ndjekjen e një terapie ndihmëse antitrombotike të përcaktuar, pas implantimit të okluduesit të PFO
Amplatzer™ Talisman™.
• Pacientët me një historik të trombozës së venave të thella (TVTH) dhe embolisë pulmonare (EP) mund të përfitojnë nga
vazhdimi ose rifillimi i terapisë së antikoagulimit pas implantimit të okluduesit të PFO Amplatzer™ Talisman™ për të
zvogëluar rrezikun e përsëritjes së TVTH-së ose EP-së.
Rekomandohet që ekipi mjekësor (neurologu dhe kardiologu) dhe pacienti të angazhohen në një proces të përbashkët
vendimmarrjeje dhe të diskutojnë rreziqet dhe përfitimet e mbylljes së PFO-së në krahasim vetëm me përdorimin e terapisë
antitrombotike, duke marrë njëkohësisht parasysh vlerat dhe preferencat e pacientit.
I kushtëzuar nga MR-ja
Testimi joklinik ka demonstruar se okluduesi i PFO Amplatzer™ Talisman™ është i kushtëzuar nga MR-ja. Një pacient me
okluduesin e PFO Amplatzer™ Talisman™ mund të skanohet pa rrezik në një sistem të MR-së në kushtet në vijim:
• Fusha magnetike statike 1,5 Tesla (1,5 T) ose 3,0 Tesla (3,0 T)
• Fusha e gradientit spacial magnetik maksimal 19 T/m (1900 G/cm)
• Norma specifike maksimale e absorbimit (SAR), mesatare për të gjithë trupin, e raportuar nga sistemi i MR-së 2,0 W/kg
(regjimi i funksionimit normal)
Sipas kushteve të skanimit të përcaktuara më sipër, parashikohet që pajisja të prodhojë një rritje maksimale të temperaturës
më të vogël ose të barabartë me 3 °C pas 15 minutash skanimi të vazhdueshëm.
Në testimin joklinik, artifakti i imazhit i shkaktuar nga pajisja zgjatet afërsisht 16 mm nga okluduesi i PFO
Amplatzer™ Talisman™ kur pasqyrohet me një sekuencë impulsesh të ekos së gradientit në një sistem të MR-së 3,0 T.
Ngjarjet negative të mundshme
Ngjarjet negative të mundshme që mund të ndodhin gjatë ose pas një procedure ku përdoret kjo pajisje mund të përfshijnë,
por jo vetëm:
Një embol ajri
Reaksion alergjik/efekt toksik për shkak të:
anestezisë, lëndëve të kontrastit,
mjekimit ose metalit
Aritmi
Fistulë arteriovenoze
Gjakderdhje
Perforim kardiak
Tamponim kardiak
Dhimbje kraharori
Vdekje
Trombozë e venave të thella
Embolizim i pajisjes
Gërryerje e pajisjes
Endokardit
Dëmtim i ezofagut
Ethe
Hematomë
Hipertension/hipotension
Infeksion
Infarkt miokardi
Vendosje e pacemakerit
pas mbylljes së PFO-së përmes pajisjes
Dhimbje
Efuzion perikardial
Perikardit
Emboli periferike
Pseudoaneurizëm
Emboli pulmonare
Rindërhyrje për rezidualin
heqje e shuntit/pajisjes
Iktus
Atak ishemik kalimtar
Formim trombi
Regurgitim valvular
Lëndim i vendit të hyrjes në enët e gjakut
Perforim i enëve të gjakut
248

Publicidad

loading