Tab. 2. Udhëzimet për përcaktimin e madhësisë së pajisjes (Vijon)
Morfologjia e PFO-së
SHËNIM: Përcaktoni pozicionin e pajisjes pas vendosjes, por para shkëputjes. Përdorni ekokardiografinë për t'u siguruar që pajisja nuk e godet murin e
lirë të atriumit apo rrënjën e aortës. Nëse pajisja pengon një strukturë kardiake ngjitur (të tillë si muri i lirë i atriumit ose rrënja e aortës), kapeni sërish
pajisjen dhe rivendoseni. Nëse pozicioni i pajisjes vazhdon të mos jetë i kënaqshëm, kapeni sërish pajisjen dhe zëvendësojeni me një pajisje më të vogël
(18 mm ose 25 mm) ose merrni parasysh trajtime alternative. Përdorimi i pajisjes me madhësi 35 mm duhet të merret parasysh vetëm në rastet kur nuk
mund të arrihet një pozicionim i sigurt me pajisjen 30 mm. Vetëm prania e një ASA nuk parandalon domosdoshmërish mbylljen e suksesshme të PFO me
një pajisjeje me madhësi 25 mm. Në provën RESPECT, 180 pacientë (36%) në grupin e mbylljes me pajisjen kishin një ASA. Pajisja me madhësi 25 mm
u përdor në shumicën e pacientëve me një ASA (77%) për të mbyllur PFO-në dhe gjashtë muaj pas implantimit, në 95% të këtyre pacientëve u arrit
mbyllja e efektshme. Nuk kishte raste të embolizimit të pajisjes tek asnjë pacient në studim.
Kujdesi para procedurës
• Aspirina (325 mg/ditë) (ose një antiagregant/antikoagulant tjetër nëse pacienti ka intolerancë ndaj aspirinës)
rekomandohet të fillohet të paktën 24 orë përpara procedurës.
• Antibiotikët mund të administrohen para dhe pas procedurës, sipas gjykimit të operatorit.
• Pacientët duhet të kryejnë heparinizim të plotë gjatë gjithë procedurës, duke përdorur dozën e duhur për ta mbajtur
kohën e mpiksjes së aktivizuar (ACT) mbi 200 sekonda.
Procedura
KUJDES: Ekokardiografia intrakardiake (ICE) ose ekokardiografia transezofageale (TEE) rekomandohet si
mjet ndihmës për përcaktimin e PFO-së dhe vendosjen e okluduesit të PFO Amplatzer™ Talisman™. Nëse
përdoret TEE-ja, anatomia ezofageale e pacientit duhet të jetë e përshtatshme për vendosjen dhe manipulimin
e sondës.
KUJDES: Bëni kujdes kur të përdorni drejtimin nëpërmjet radiografisë fluoroskopike, e cila mund të përdoret
gjatë vendosjes së pajisjes.
KUJDES: Mos përdorni sistem elektrik injektimi për të futur solucionin e kontrastit përmes mbështjellëses.
1. Shponi venën e femurit dhe kryeni një kateterizim standard në anën e djathtë të zemrës.
2. Bëni një angiogramë për të demonstruar PFO-në:
a. Kateterizoni atriumin e majtë duke përdorur pozicionin LAO 45° dhe angulimin kranial prej 35°–45°.
b. Injektoni agjentin e kontrastit në venën pulmonare të lobit të djathtë lart.
SHËNIM: Madhësia dhe vendosja e okluduesit bazohen në morfologjinë dhe vendndodhjen e PFO-së.
3. Përdorni telin udhëzues me majë në formë J-je që të mund të hyni përmes PFO-së.
4. Përdorni ICE-në ose TEE-në për të vlerësuar morfologjinë e PFO-së.
SHËNIM: Morfologjia e PFO-së vlerësohet më mirë duke përdorur një pamje tërthore, ku PFO-ja duket ngjitur me
valvulën e aortës dhe septumi primar është i drejtuar në pozicionin horizontal pranë saj (pamja tërthore e septumit në
ICE; këndet e TEE-së 30°, 45° dhe 60°). Duke përdorur këtë pamje vlerësohen shmangia e septumit primar, gjatësia
e tunelit të PFO-së dhe trashësia e septumit sekondar. Këto karakteristika duhen vlerësuar edhe duke përdorur një
pamje gjatësore bikavale (pamje bikavale e septumit në ICE; këndet e TEE-së 90°, 105° dhe 120° - shihni Fig. 2 dhe
Fig. 3 te Shtojca A: Informacione shtesë).
Aneurizma e septumit atrial (ASA): Aneurizma e septumit atrial është një tepricë ose deformim në formë qeske
i septumit primar me lëvizshmëri të shtuar dhe fryrje brenda atriumit të djathtë ose atij të majtë. ASA-ja përcaktohet si
një shmangie ≥ 10 mm e septumit primar nga plani i septumit atrial brenda atriumit të djathtë ose atij të majtë ose një
shmangie totale e kombinuar ≥ 15 mm brenda atriumit të djathtë dhe atij të majtë. ASA-ja e dukshme përcaktohet që
ka një shmangie të kombinuar ≥ 20 mm.
Gjatësia e tunelit të PFO-së: Gjatësia e tunelit të PFO-së përcaktohet si mbivendosja maksimale midis septumit
primar dhe septumit sekondar. Tunel i gjatë përcaktohet tuneli me gjatësi ≥ 10 mm.
Trashësia e septumit sekondar: Trashësia e septumit sekondar përcaktohet si trashësia maksimale e septumit
sekondar brenda 10 mm nga PFO-ja. Septum sekondar i trashur përcaktohet ai me trashësi ≥ 10 mm. Hipertrofia
lipomatoze e septumit sekondar përcaktohet që të ketë një trashësi ≥ 15 mm.
SHËNIM: Nëse përdoren imazhe të TEE-së, hapat 4 – 6 mund të kryhen para hyrjes në femur, nëse dëshirohet.
5. Përdorni ICE-në ose TEE-në për të matur distancën nga PFO-ja te rrënja e aortës dhe distancën nga PFO-ja te dalja
e venës kava superiore (shihni Fig. 3B dhe Fig. 3C në Shtojca A: Informacione shtesë).
Shembuj të karakteristikave anatomike
251
Madhësia e sugjeruar (mm) e
okluduesit të PFO
Amplatzer™ Talisman™